Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhja e parë e përbërjes së re të Këshillit nacional për eurointegrime

Mbledhja e parë e përbërjes së re të Këshillit nacional për eurointegrime

7 shtator-Arifi foli për sfidat nga dy aspekte dhe atë nga politika e brendshme dhe nga aspekti i jashtëm politik. Sipas saj, lidhur me aktivitetin rajonal, Maqedonia duhet të imponohet jop vetëm si lidere, por të promovojë modelin për marrëdhënie ndëretnike të krijuar me 10 vite të Marrëveshjes së Ohrit.

Zgjidhja e problemeve tona nuk është në të kaluarën e cila është me shumë paragjykime. Përgjigja është në të ardhmen e Ballkanit, në integrimet euroatlantike dhe procesit sa më të shpejtë të evropianizimit si përgjigje e jo vetëm çështjeve të pazgjidhura etnike, por edhe të kapaciteteve reaksionare. Interes rajonal është venosja e dialogut të rregullt nëpër autoritetet e vendeve nga Ballkani Perëndimor së bashku me përfaqësues të BE-sçë olidhur me prioritetet evropiane për anëtarësim në BE.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi, në mbledhjen e sotme të parë të Këshillit nacional për eurointegrime, duk i prezantuar sfidat me të cilat po përballet Republika e Maqedonisë në rrugën e eurointegrimeve.

Arifi foli për sfidat nga dy aspekte dhe atë nga politika e brendshme dhe nga aspekti i jashtëm politik. Sipas saj, lidhur me aktivitetin rajonal, Maqedonia duhet të imponohet jop vetëm si lidere, por të promovojë modelin për marrëdhënie ndëretnike të krijuar me 10 vite të Marrëveshjes së Ohrit.

Duke folur për aktivitetet e saja gjatë muajit të kaluar, ajo informoi se nga drejtori i Drejtoisë së Bashkimit Evropian, Stefano Sanini mori listë m orientime në bazë të të cilave Maqedonia duhet të lëvizë në rrugën drejt BE-së, e në të cilën ishin apostrofuar reformat në administratën publike, në gjyqëi, korrupsion, gjendjen me mediumet, por edhe përfaqësimin e barabartë në kombimin me kuadrot cilësore.

Zëvendëskryeministrja Arifi theksoi se si provë ishte përpunuar plani qeveritar i aksionit në të cilin janë adresuar të gjitha çështjet nga lista e Saninos. Këtë plan të aksionit i cili do të realizohet me dinamikë të re të përshpejtuar, Arifi ia dorëzoi komisarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle gjatë vizitës së tij të paradokoshshme në Maqedoni, për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Shkup.

Marrja e datës për fillim të negociatave me BE-më për anëtarësim të barabartë, sipas saj, nuk varet vetëm nga përmbushja e standardeve evropiane, por, siç tha, lidhet edhe me kontestin me emrin.

“Duhet të presim dhe të kërkojmë njëjtë si edhe nga na jonë vullnet të mirë, edhe nga ana e fqinjve të cilët duhet të jenë promovues të idesë evropiane të Ballkanit dhe të na ndihmojnë në atë proces”, tha Arifi.

Në emër të bashkëpunimit dhe qëllimit të mirë, nënvizoi ajo, ia dërgoi letrën me qëllime të mira zëvendëskryeminsitrit Teodoros Pangalos.

Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, theksoi se Republika e Maqedonisë gjatë 20 viteve të kaluara tregoi se ka kapacitet mjaft të mirë për t’u përballur si me sfidat e brendshme, ashtu edhe me ato rajonale. Ai vlerësoi se plani i aksionit duhet të jetë udhëheqës për reformat e mëtutjeshme në shoqërinë e Maqedonisë.

Lidhur me anëtarësimin në BE, sipas tij, Maqedonia ka pasur dhe ka, siç tha, vetëm një problem.

“Qasja joracionale dhe joevropiane nga një shtet anëtar i BE-së. Republika e Greqisë edhe para 20 viteve edhe sot me intensitet më të vogël zgjodhi një qasje tërësisht të gabuar jopragmatike në vend që të angazhohet për anëtarësim të vendit tonë në BE. Parashtron pengesa të cilat nuk janë esenciale”, tha mes tjerah Milloshoski.

Ai i bëri thirrje kryesimit polak me BE-më he përfaqësuesve të Komisionit evropian, që kur të flitet për solidaritet evropian, ai të mos zbatoht ekskluzivisht vetëm ndaj vendeve-anëtare të BE-së, por edhe ndaj vendeve-kandidate.

Silvana Boneva, koordinatore e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së shfaqi shpresë se në suaza të kryesimit të Polonisë me BE-në Maqedonia do të ketë sukses të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE. Ajo shfaqi shpresë se do të vendoset komunikim ndërmjet Parmanetit të Maqedonisë dhe Greqisë me çfarë do të hapet edhe një mundësi që të zgjidhet, siç tha kontesti i imponuar absurd.

Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional konstatoi se 20 vjetori i pavarësisë së shtetit dhe 10 vjet nga Marrëveshja e Ohrit me dy ngjarjet të cilat duhet të na japin leksion kur Maqedonia merr vendime të arsyeshme.

Sipas Hajrulla Mesimit, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër dhe duhet të hapërojë më shpejt dhe me vendoshmëri në rrugën e eurointegrimeve si prioritet kulmor.

Zhivko Mitrevski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, në seancë kërkoi mbështetje për përmirësimin e legjislacionit evropian të punës në legjislacionin e Maqedonisë.

Qenan Hasipi bëri thirrje që të gjendet zgjidhje përkatëse lidhur me mbajtjen e regjistrimit të ardhshëm të popullatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *