Home / Lajme / Botë / Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet

Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet

5 shtator-Një tjetër informatë interesante është se meshkujt nuk i duan femrat me figurë manekinie. Shumica e të anketuarve kanë pohuar se fermat “e përsosura” bartin madhësinë 40 dhe 42. Femrat edhe më të plota zënë vendin e dytë, ndërsa ato shumë të hollat janë të tretat në këtë renditje.

Kah mesi i shekullit të kaluar aktorja legjendare dhe seks simboli, Marylin Monroe, pati deklaruar se meshkujt i duan më shumë biondet. Ndoshta dikush do të pajtohet me këtë pohim, mirëpo nëse bazohemi në rezultatet e një studimi të ri, nuk qëndron kështu. Studimi ka treguar se meshkujt, në fakt, i pëlqejnë zeshkanet.

Rrjeti shoqëror Badoo ka anketuar 2.000 meshkuj në mënyrë që të zbulojë se çfarë i josh meshkujt te një femër.

Rreth 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se më shumë u pëlqejnë femrat me flokë me ngjyrë më të errët, ndërkaq një e treta e të anketuarve, gjegjësisht 33.1 për qind, kanë thënë se zeshkanet janë më atraktive.

Meshkujt të cilët i duan biondet përbëjnë 29.5 për qind të votave, ndërsa flokëkuqet janë më pak të popullarizuara. Vetëm 8.8 për qind e meshkujve thonë se femrat me flokë të kuqe janë atraktive.

Një tjetër informatë interesante është se meshkujt nuk i duan femrat me figurë manekinie. Shumica e të anketuarve kanë pohuar se fermat “e përsosura” bartin madhësinë 40 dhe 42. Femrat edhe më të plota zënë vendin e dytë, ndërsa ato shumë të hollat janë të tretat në këtë renditje.

Kur bëhet fjalë për ngjyrën e syve, e kaltra është dukshëm në vend të parë. Rreth 40.2 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se e pëlqejnë ngjyrën e kaltër. Sytë ngjyrë kafe janë në vend të dytë, ndërsa në vend të tretë janë sytë e gjelbër.

Hulumtimi i Badoo është realizuar në Francë, Spanjë, Itali, SHBA dhe Brazil. Vetëm francezët kanë thënë se u pëlqejnë femrat shumë të holla.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *