Home / Lajme / Rajon / Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hoxhaj për vizitë treditore në Egjipt

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hoxhaj për vizitë treditore në Egjipt

12 shtator-Në këto takime, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, do të kërkojë përkrahjen e kësaj organizate në përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 12 shtetet anëtare, që ende nuk e kanë marr një vendim të tillë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në një vizitë treditore në Egjipt, ku fillimisht do të ketë takime të ndara me përfaqësues të shteteve anëtarë të Ligës Arabe, në Kajro.

Në këto takime, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, do të kërkojë përkrahjen e kësaj organizate në përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 12 shtetet anëtare, që ende nuk e kanë marr një vendim të tillë.

Ministri Hoxhaj po ashtu do të ketë takime me kandidatët për presidentë të Egjiptit, me përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë së Përkohshme si dhe me liderë kryesorë të partive politike.

Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj do të mbajë disa ligjërata dhe tribuna të hapura me tema të ndryshme si dhe do të ketë takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medie.
Në të gjitha këto takime, Ministri Hoxhaj do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit.

Në MPJ-në kosovare theksojnë se kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës në Egjipt, vizitë që do të shënojë një kthesë të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Egjiptit

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *