Home / Lajme / Maqedoni / Mobilizohen kundër dhunës

Mobilizohen kundër dhunës

20 shtator-Në këtë drejtim, policia ka nënvizuar rolin e saj në aktiv përmes projketeve të ndryshme edukative në shkolla, ndërsa kanë falënderuar për bashkëpunimin e sinqertë udhëheqësitë e shkollave dhe organizatat e huaja në vend që japin mbështetje në sferën e sigurisë.

Ndonëse në rajonin e Tetovës, incidente me përmasa të mëdha në shkolla nuk ka pasur gati dy vite, megjithatë policia dhe OSBE-ja, do të fillojnë të edukojnë nxënësit për tolerancën në shkolla mes nxënësve të etniteteve të ndryshme. Së këndejmi pritet që të fillojë projekti në të gjitha shkollat e mesme të Tetovës e ç`rast një nga qëllimet kryesore është që të meren masa preventive ndaj dhunës në shkolla sa i përket tolerancës në aspekt ndëretnik, ngase në shumë shkolla në Tetovë mësimin në një object shkollor e ndjekin edhe shqiptarët edhe maqedonasit edhe turqit. Kështu që nga një tetori, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, do të fillojë me realizimin praktik të projektit dymujor “siguria në shkolla dhe toleranca ndëretnike”, bartës i së cilit është seksioni për preventivë në bashkëpunim me OSBE-në. Me projektin që do të zhvillohet deri në dun të nëntorit, do të përfshihen rreth 3700 nxënës prej klasës së parë në të gjithë shkollat e mesme në rajonin e Pollogut, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, në gjithsej 141 paralele. “Në orë të veçanta, nxënësit e shkollave të mesme do të njihen me atë se çka paraqet toleranca ndëretnike, cila është rëndësia e saj, si të tejkalohen paragjykimet etnike dhe stereotipet, por edhe se çfarë masa preventive do të meren ndaj dhunës në dhe përreth shkollave, si dhe dhuna në familje. Policët e SPB-së së Tetovës, poashtu do të informojnë nxënësit për pasojat negative nga sjellja e dhunshme tek të rrinjtë dhe për implikimet të lidhura me atë. Në kuadër të projektit do të përgatiten edhe broshura me mesazhe për tolerancë dhe respektimi i të rrinjve ndërmjet veti, ndërsa është paraparë edhe kampanjë mediale”, bëhet e ditur nga ana e Policisë së Tetovës.Me këtë aktivitet të përforcuar parashihet edhe përforcimi i shërbimeve patrolluese në afërsi të shkollave.
Këto aktivitete sipas zëdhënësit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski, duhet të ndihmojnë në parandalimin e dhunës në shkolla me përmasa më të mëdha dhe evitimin e rasteve të dhunës nga nxënësit.
Ndryshe, janë në përfundim e sipër përgatitjet për realizimin e këtij projekti i cili pritet të ndikojë për përparimin e tolerancës ndëretnike në shkolla dhe sidomos tek nxënësit e shkollave të mesme, ngase ata ishin në shumë raste të involvuar në rahje dhe prishje të rendit dhe të qetësisë publike në shkolla.
Policia konfirmon se shumica e rasteve të dhunës shkaktohen nga nxënësit të cilët për çështje banale dhe motive të ulta bëhen pre e zënkave ndërmjet veti.
Viteve të fundit, thonë nga SPB-ja e Tetovës, nuk janë rregjistruar raste kur zënka ka pasur prapavijë ndëretnike por megjithatë herë pas herë ka indikacione tek më të rrinjtë, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktohen edhe jashta objekteve shkollore zënkat ndëretnike.
Në këtë drejtim, policia ka nënvizuar rolin e saj në aktiv përmes projketeve të ndryshme edukative në shkolla, ndërsa kanë falënderuar për bashkëpunimin e sinqertë udhëheqësitë e shkollave dhe organizatat e huaja në vend që japin mbështetje në sferën e sigurisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *