Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë Miftar Abdiu pishtari i arsimit në Tetovë

Ndërroi jetë Miftar Abdiu pishtari i arsimit në Tetovë

14 shtator-Abdiu krahas aktivitetit të tij në shkollë dhe në jetën kulturore-edukative ai një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe në Televizionin Koha-Tetovë që nga themelimi duke u angazhuar si lektor i shumë emisioneve, dokumentareve dhe programeve të ndryshme.

Viteve të fundit është angazhuar edhe në jurinë profesionale të festivalit për fëmijë Bletëzat. Vdekja e papritur atë e gjeti në pension dhe pranë familjes por kur nuk u ndal së vepruari dhe për të vepruar si edukator.Varrimi I Miftar Abdiut bëhet sot pas faljes së Namazit të Iqindisë. Funerali për në varrezat e qytetit do të niset nga Eski Xhamia në Tetovës.

Në moshën 64 vjeçare mbrëmë pas një sëmundje të papritur u nda nga jeta profesor Miftar Abdiu, autor i shumë teksteve shkollore, alabanolog, lektor dhe pedagog shumëvjeçar.Miftar Abdiu lindi në fshatin Bogovinë, në vitin 1947. Shkollën fillore e kreu në Shkollën fillore Liria në Tetovë, shkollën e mesme në Gjimnazin e Tetovës në paralalet pedagogjike në vitin 1966 e kreu gjimnazin, ndërsa shkollën e lartë pedagogjike dhe fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe e kreu në Shkup.Miftar Abdiu karrierën e tij arsimore e filloi në shkollën fillore të fshatit Pallaticë, kurse gjatë gjithë jetës më pas ka punuar në shkollën fillore Naim Frashëri në Tetovë, ku u dëshmua si pedagog dhe gjuhtar i vyeshëm në edukimin e shumë gjeneratave për 42 vite me radhë. Gjatë kësaj kohe, ka qenë i angazhuar dukshëm në përgatitjen e grupeve të ndryshme që vepronin në këtë shkollë në lëminë e gjuhësisë për cka është shpërblyer dhe dekoruar disa herë. Gjatë gjithë jetës së tij është marrë me lekturë dhe përpilim të teksteve shkollore në lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Një kontribut të veçantë ka dhënë në themelimin e shoqatës së arsimtarëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Tetovë dhe Maqedoni duke marrë pjesë aktive dhe konstruktive në përpilimin e programit, e cila shoqatë me dekret të Ministrisë së Kulturës dhe vendim të organeve për punë të brendëshme në Tetovë, u ndalua. Në Mars të vitit 2008, në shënimin e ditës së Komunës së Tetovës, Miftar Abdiu, dekorohet me çmimin për kontributin e veçantë në fushën e afirmimit të gjuhës shqipe, leterësisë dhe kulturës si dhe për kontributin shumëvjeçar në proçesin edukativo arsimor.
Abdiu krahas aktivitetit të tij në shkollë dhe në jetën kulturore-edukative ai një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe në Televizionin Koha-Tetovë që nga themelimi duke u angazhuar si lektor i shumë emisioneve, dokumentareve dhe programeve të ndryshme.

Viteve të fundit është angazhuar edhe në jurinë profesionale të festivalit për fëmijë Bletëzat. Vdekja e papritur atë e gjeti në pension dhe pranë familjes por kur nuk u ndal së vepruari dhe për të vepruar si edukator.Varrimi I Miftar Abdiut bëhet sot pas faljes së Namazit të Iqindisë. Funerali për në varrezat e qytetit do të niset nga Eski Xhamia në Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *