Home / Lajme / Maqedoni / Në Kodrën e Diellit, u hap kolonia e arteve

Në Kodrën e Diellit, u hap kolonia e arteve

24 shtator-Këtë radhë artistët pjesëmarrës na vijnë nga Italia, Shqipëria, Kosova, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, ku do të qëndrojnë 10 ditë. Përpos angazhimeve profesionale, gjatë qëndrimit janë paraparë edhe vizita në objektet dhe vendet me vlera historiko-kulturore në qytet si dhe institucionet që janë pjesë përbërëse e aktiviteteve tona të vazhdueshme” tha Aziri.

Ministra e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska ka shpallur të hapur edicionin e dytë të kolonisë ndërkombëtare të artit “Kodra e Diellit”, e cila është në organizim të Institutit kombëtar Galeria e arteve në Tetovë. Në fjalimin e saj ministrja Kamçevska tha se në këto hapësira parqitjet kulturore do të komunikojnë në mënyrë të sinqerët dhe të hapur.
“Kolonia e dytë e arteve në Tetovë”, do të vazhdojë të jetë burim i disiplinave artistike të cilët piktorët nga Maqedonia, Turqia, Kosova, Shqipëria, Italia dhe SHBA-të, do t`i shfryëtëzojnë të krijojnë vepra ku do të ndjehen rahjet e lirisë në fantazi, kreativitet, energji, freski dhe potencial”, tha Kamçevska.

Ndërkaq drejtori i galerisë së Arteve Pamore në Tetovë Valmir Aziri, tha se ky eveniment i rëndësishëm për kulturën dhe artin në qytetin tinë, po mbledh sërish në një vend artistë nga vendi , rajoni dhe jashtë saj për të këmbyer eksperienca dhe dide si dhe për t`i bashkuar ato, duke realizuar vepra unike.

“Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit kolonia artistike do të organizohet këtu në qendrën turistike Kodra Diellit, si një ndër vendet më të bukura që ka ky rajon, natyra dhe poizta e volitshme do të jenë një shtytje edhe më e madhe për artistët të inspirohen dhe realizojnë vepra artistike gjatë periudhës që do të qëndrojnë këtu. Këtë radhë artistët pjesëmarrës na vijnë nga Italia, Shqipëria, Kosova, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, ku do të qëndrojnë 10 ditë. Përpos angazhimeve profesionale, gjatë qëndrimit janë paraparë edhe vizita në objektet dhe vendet me vlera historiko-kulturore në qytet si dhe institucionet që janë pjesë përbërëse e aktiviteteve tona të vazhdueshme” tha Aziri.

Edhe pjesëmarrësit në këtë kolonia janë shprehur se janë të kënaqur me këtë lloj bashkëpunimi dhe marrjen e eksperiencave të reja në sferën artistike. (U.H)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *