Home / Lajme / Maqedoni / Në Lumin e ndotur gjejnë freski

Në Lumin e ndotur gjejnë freski

5 shtator-“Ne kemi bërë analiza dhe kemi konstatuar se uji përmban bakterie të dëmshme dhe duhet që të ndalohet larja në lum.Në atë pjesë ka lloj lloj hedhurinash të cilët janë me bakterie dhe sjellin sëmundje infektive. Tetova duhet të marrë shembull nga komuna e Jegunocit, ku larja në lum është e ndaluar dhe ka shenja të vendosura që e tregojnë këtë”, tha Davidovski

Urim Hasipi
Në këto ditë vape, shumë fëmijë, por edhe të rritur, freskinë e kërkojnë në Lumin Shkumbin në Tetovë. Një ndër pikat ku ata frekunetojnë është edhe lumi në mes të dy urave tek Xhamia e Pashës, ku vetë fëmijët kanë ndërtuar penda të vogla. Këtu nuk do të kishte asgjë të keqe sikur lumi të ishte i pastër por ndodh e kundërta, në lum mund të shihen mbeturina të llojeve të ndryshme duke nu daluar në pendat dhe gurrzit gjetiu. Kjo paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve që lahen këtyre ditëve të nxehta në këtë lum,, duke rrezikuar që të marrin shumë sëmundje të ndryshme të lëkurës, probleme në frymëmarrje dhe alergji të ndryshme. Uji në Lumin Shkumbin, në të cilin lahen dhe freskohen fëmijët por edhe të rriturit, është i ndotur dhe me bakterie. Ky uji nuk është i pastër dhe këtë e kemi thënë disa herë pas analizave tona që kemi bërë. Kështu ka thënë për gazetën Koha. Ratko Davidovski, specialist i ekologjisë dhe higjienës si dhe përgjegjës për pastërtinë e ujit në Entin për Mbrojtje Shëndetësore në Tetovë.Nga enti për mbrojtje shëndetësore kanë konfirmuar se uji nuk i pastër dhe duhet të vendosen tabela ndaluese në çdo 300 metra më të cilët tregohet ndalimi për larje në këtë lum. “Ne kemi bërë analiza dhe kemi konstatuar se uji përmban bakterie të dëmshme dhe duhet që të ndalohet larja në lum.Në atë pjesë ka lloj lloj hedhurinash të cilët janë me bakterie dhe sjellin sëmundje infektive. Tetova duhet të marrë shembull nga komuna e Jegunocit, ku larja në lum është e ndaluar dhe ka shenja të vendosura që e tregojnë këtë”, tha Davidovski. Ndryshe, prezenca e fëmijëve në lum parqet një pamje të bukur për qytetin e Tetovës, që duhet të inicojë një aktivitet të ardhshëm të të gjithë instutucioneve shtetërore për pastrimin e lumit Shkumbin dhe vënien e një inspektoriati i cili do të dëntonte të gjithë ata që do të ndotnin lumin. Të rrinjtë shpresojnë që një ditë vetë qyteti të ndërtojë disa penda gjatë rrjedhës së lumit, ku do të grumbullojë ujë, në të cilën do të gjenin vendin e tyre pushuesit të cilët nuk kanë mundësi të udhëtojnë për pushime verore në vende turistike. “Pse mos investohet edhe në Tetovë ashtu si u investua në Shkup, ku u ndërtuan dy plazhe gjatë rrjedhës së lumit Vardar. Me këtë do të eliminoheshin rreziqet e sëmundjeve dhe do të krijohet një ambient, edhe për të rrinjtë tetovar”, thotë Rezon Nesimi, një i ri tetovar. Megjithatë deri më tani sipas informacioneve jozyrtare nuk ka pacient të cilët kanë kërkuar ndihmë në repartin e sëmundjeve infektive për shkak të larjes në lum.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *