Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni rritet numri i personave me sëmundje malinje në gjak

Në Maqedoni rritet numri i personave me sëmundje malinje në gjak

14 shtator-Hulumtimet treguan se 50 për qind e njerëzve dinë diçka për limfomin i cili është rrezik potencial për jetën e pacientit, ndërsa pothuajse tre të katërtat apo 74 për qind e popullatës nuk e din se limfomi është lloj i kancerit. Sipas të dhënave, incidenca e të sëmurëve nga forma jo-hoçkine e limfomit në Slloveni paraqet 129, ndërsa në Kroaci 104 persona në një milion banorë.

Incidenca e të sëmurëve nga lomfom – sëmun dje malinje e sistemit limfatik në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar paraqet 61 persona në një milion banorë, përderisa në vitin 2008 ishte 52 persona në një milion banorë. Duhet të ngritet vetëdija publike tek popullata në pikëpamje të njohjes së simptomeve, diagnozë e hershme dhe trajtim i sëmundjes, u tha në konferencën e sotme për shtyp të Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka” me rastin e 15 Shtatorit – Ditës botërore të luftës kundër limfomit.

Limfomi më shpesh është sëmundje malinje e gjakut dhe sëmundja e tretë më e shpeshtë tek fëmijët.

Kryetarja e Shoqatës, Biba Dodeva thekoi se njerëzit në Maqedoni shumë pak e njohin këtë lloj të karcinomit dhe nuk janë të njftuar me nyjet limfatike dhe gjendjn e tyre.

“Nuk bëhen përpjekje për hulumtim për terapitë për këtë lloj të karcinomit. Kemi kuadër të edukuar, por ka joedukim tek mjekët dhe pacientët”, tha Dodeva.

Ajo theksoi se kanë organizuar disa ligjërata edukative nëpër Maqedoni dhe kanë përpunuar broshura dhe udhërrëfyes edukativ për limfomin me qëllim të ngritjes së vetëdijes së populaltës për këtë sëmundje.

Për herë të aprë kjo ditë është shlënuar në vitin 2004. Dodeva e paralajmëroi edhe anëtarësimin e Shoqatës “Borka” në asociacionin më të madh botëror për luftë kundër limfomit LYMPHOMA COALITION.

Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtje primare shëndetësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Zoran Stojanovski tha se sa më herët të detektohet sëmundja, aq më lehtë e njëjta trajtohet, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes publike tek qytetraët për këtë lloj të karcinomit.

Ai e theksoi nevojën për punë aktive të problmeve për modernizimin e tretmaneve për mjekim të këtij lloji të sëmundjes.

Stojanovski e ceki edhe nevojën për bashkëpunim më[ aktiv të Minsitrisë së Shëndetësisë me sektorin joqeveritar, duke e theksuar bashkëpunimin e deritanishëm me Shoqatën “Borka”.

Dr. Sanja Trajkova nga Klinika universitare për hematologji mbajti ligjëratë edukative për diagnostifikimin, metodat terapeeutike dhe mënyrat e trajtimit të sëmundjes.

Hulumtimet treguan se 50 për qind e njerëzve dinë diçka për limfomin i cili është rrezik potencial për jetën e pacientit, ndërsa pothuajse tre të katërtat apo 74 për qind e popullatës nuk e din se limfomi është lloj i kancerit. Sipas të dhënave, incidenca e të sëmurëve nga forma jo-hoçkine e limfomit në Slloveni paraqet 129, ndërsa në Kroaci 104 persona në një milion banorë.

Dr. Trajkova theksoi se të gjitha medikamentet për tretman të këtij lloji të sëmundjes i ka Klinika për hematologji. Në emsin e simptomeve të formës jo-hoçkine të limfomit ajo i ceki djersitjen intensive, temperaturën e rritur të trupit, posaçërisht pasdite, uljen e peshës trupore, lodhjen, kollitjen, ngulfatjen, kruarjen e lëkursë së trupit etj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *