Home / Lajme / Maqedoni / Në Universitetin e EJL-së testim për bursa

Në Universitetin e EJL-së testim për bursa

Tetovë, 2 shtator 2011 -“Të gjithë kandidatët në pjesën e përgjithshme japin provim nga kultura e përgjithshme, gjuhë amtare dhe dhe angleze, ndërsa në pjesn profesionale kandidatët nga Fakulteti për administratë biznesi japin provim hyrje në biznes dhe ekonomi, si dhe matematikë, për shkenca kompjuterike testohen edhe për matematikë, e drejta është kryesisht për studentët e Fakultetit juridik dhe gjithçka ashtu në mënyrë adekuate”, thotë Ajdari

Rreth 300 studentë morën pjesë në testimin e sotëm për bursa në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

“Pas rezultateve të testeve nga karakteri i përgjithshëm dhe profesional 160 studentë do të marrin bursë si mbështetje në procesin arsimor”, thotë profesori nga UEJL-ja Jaumin Ajdari.

Në varshmëri nga drejtimi i kandidatëve përcaktohen edhe testet.

“Të gjithë kandidatët në pjesën e përgjithshme japin provim nga kultura e përgjithshme, gjuhë amtare dhe dhe angleze, ndërsa në pjesn profesionale kandidatët nga Fakulteti për administratë biznesi japin provim hyrje në biznes dhe ekonomi, si dhe matematikë, për shkenca kompjuterike testohen edhe për matematikë, e drejta është kryesisht për studentët e Fakultetit juridik dhe gjithçka ashtu në mënyrë adekuate”, thotë Ajdari.

Bursat do të aprovohen në varshmëri nga rezulteti i arritur në testim dhe në bazë të nevojave financiare të studentëve. Lartësia e kompensimit do të përcaktohet në varshmëri nga pikët e arritura.

“Së shpejti në 10 vitet e deritanishme kemi ndarë bursa prej rreth 5 milionë euro. Sa i përket për këtë vit nga 160 bursat e parapara 90 do të ndahen në bazë të suksesit të arritur në testime dhe ato janë bursa të ashtuquajtura metiroe. Të tjerat do të ndahen në bazë të komibimit të kritereve sukses dhe nevoja financiare. Numri i madh i bursave që ndajmë është që të kemi studentë të mirë ndërsa me bursat zhvillohet edhe raporti konkurrues midis tyre që të arrijnë rezultate më të mira gjatë studimit të tyre. Kemi tre lloje të bursave. kategori e parë mbulon 90 për qind, e dyta 70 dhe e treta 50 për qind të nevojave për studim”, deklaroi drejtori i servisit studentor të Universitetit, Abaz Selmani.

Në bursimin e studentëve të UEJL-së merr pjesë edhe bashkësia afariste me ç’rast më shumë subjekte afariste japin mjete për gjithsej 20 bursa me ç’rast shtatë prej tyre janë të parapara për studime master

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *