Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT, Diellina Rexhepi me sukses mbron temën e magjistraturës

Në USHT, Diellina Rexhepi me sukses mbron temën e magjistraturës

19 shtator-Tema paraqet prëparësitë që tekstet letrare kanë si dhe të tilla rekomandohen të përdoren nga mësimdhënësit e anglishtes në orët e tyre. Ajo me tej thekson se tregimet e shkurta, anektodat dhe përrallat rrisin aftësinë e të menduarit tek fëmijët poashtu edhe zhvillimin e të menduarit kritik.

Profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze në shkollën fillore “Migjeni”-Tetovë, Diellina Rexhepi, ditë më parë në Universitetin Shteteror te Tetoves , me sukses ka mbrojtur temën e magjistraturës “Using Literary texts in the Primary EFL Classroom: Neë Pathëays to Learning and Creativity”, një tem është temë shumë e rëndësishme sepse synon të vë në pah rëndësinë e përdorimit të teksteve letrare gjatë mësimit të gjuhës angleze.
Tema paraqet prëparësitë që tekstet letrare kanë si dhe të tilla rekomandohen të përdoren nga mësimdhënësit e anglishtes në orët e tyre. Ajo me tej thekson se tregimet e shkurta, anektodat dhe përrallat rrisin aftësinë e të menduarit tek fëmijët poashtu edhe zhvillimin e të menduarit kritik.
Ajo sugjeron se në ratet kur mësimdhënësit dëshirojnë të përdorin tekste letrare në klasë, duhet të zgjedhin tekstet me kujdes dhe preferohet të jenë me fotografi sepse stimulojnë imagjinatën e nxënësve. Së fundmi ajo shton se pas çdo teksti letrar të përdorur mësimdhënësit duhet që të bëjnë kuiz për të verifikuar njohuritë e reja të përfituara.
Ky punim paraqet një studim i cili do të ndihmojë dhe udhëzojë mësuesit e gjuhës angleze që të kuptojnë rëndësinë e përdorimit të teksteve të shumta letrare sepse ato inkurajojnë komunikimin në klasë. Poashtu është hulumtim origjinal dhe jep rezultate konkrete që mund të aplikohen menjëherë në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e huaj.
(Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *