Home / Lajme / Maqedoni / Nënshkruhet Marrëveshja për grant nga SHBA-ja për restaurimin e fasadës së Xhamisë së Larme në Tetovë

Nënshkruhet Marrëveshja për grant nga SHBA-ja për restaurimin e fasadës së Xhamisë së Larme në Tetovë

15 shtator-Ajo e përshëndeti iniciativën e Ambasadës së SHBA-së në Shkup me investimin e mjeteve për restaurimin e fasadës së këtij objekti dhe tha se granti i ri është i dhjeti me rashë dhe paraqet kurorëzimin e bashkëpunimit të frytshëm prej një dekade midis Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Ambasadori amerikan në Maqedoni Poll Uollers dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska sot në Tetovë nënshkruan Marrëveshje për grant prej 94.700 dollarë amerikanë për konservim dhe restaurim në fasadën e Xhamisë së Larme në qendër të Tetovës, e cila është ndërtuar në fund të shekullit 15.

Granti është siguruar nga Fondi ambasadorial për mbrojtje kulturore – Program i financuar nga Departamenti shtetëror i SHBA-së.

“Nga viti 2001 deri më sot përmes Fondit ambasadorial me kënaqësi të madhe mbështetëm 10 projekte në Maqedoni me vlerë të përgjithshme mbi një milionë dollarë. Shpresojmë se këto projekte e simbolizojnë respektin tonë të thellë drejt traditave artistike dhe kulturore nga e kaluara, si dhe përkushtimin tonë të pakursyer për ruajtjen e këtyre pasurive për gjeneratat e ardhshme. Granti i svjetëm prej 94.700 dollarë amerikanë është njëri prej granteve më të mëdha për sivjet në mbarë Evropën. Përmes Ministrisë së Kulturës ky grant i ndahet Qendrës kombëtare konservatoriale për vizionin e tyre për restaurimin e fasadës së xhamisë dhe mbrojtjes së saj prej shkatërrimit të saj të mëtejme që të mund të entuziazmohen si qytetarët e këtij vendi ashtu edhe vizitorët e mbarë botës pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare apo etnike”, theksoi ambasadori Uollers.

Ministrja Kançeska-Milevska në fjalimin e saj në oborrin e Xhamisë së Larme theksoi se vazhdojnë angazhimet që t’i sigurohet jetëgjatësi këtij monumenti reprezentativ dtë arkitekturës dhe pikturës nga periudha osmane.

“Xhamia e Larme si pasuri e patundshme e mbrojtur me Ligj që para 60 viteve është dëshmi kulturore-artistike me shkallë të lartë të ruajtjes burime dhe elementeve karakteristike arkitektonike-artistike të cilat e arsyetojnë statusin e trashëgimisë kulturore me rëndësi të jashtëzakonshme. Rëndësia e saj njihet para së gjithash në dekorimin specifik të brendshëm dhe të jashtëm, shprehje e mjeshtërisë së mjeshtërve me përvojë nga Dibra të cilët përveç se e kanë pikturuar xhaminë brendha dhe jashtë njëherësh e kanë dekoruar edhe teqenë e dervishëve Arabati-baba. Dekorimi i xhamisë është piktoresk, unikat dhe mbresëlënës i përpunuar me arabeska të shumta të stilizuara… vëmendje të veçantë tërheq pejsazhi me Mekën i cili është shembulli i vetëm i prezantimit të këtij tempulli të Ballkanit”, tha Kançeska – Milevska.

Ajo e përshëndeti iniciativën e Ambasadës së SHBA-së në Shkup me investimin e mjeteve për restaurimin e fasadës së këtij objekti dhe tha se granti i ri është i dhjeti me rashë dhe paraqet kurorëzimin e bashkëpunimit të frytshëm prej një dekade midis Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Punimet konservatoriale të fasadës pritet të fillojnë muajin e ardhshëm, ndërsa i tërë projekti, bartës i së cilit është Qendra kombëtare konservatoriale të përfundojë për një vit. Para dy vjetësh u restauruan edhe pikturat e murit në brendësinë e xhamisë. Me ngjyra autentike është ruajtur origjinaliteti i dekorimit të mureve dhe të faltores

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *