Home / Lajme / Maqedoni / Neziri:Nxënësit pësojnë nga këmbëngulësia e Jakimovskit

Neziri:Nxënësit pësojnë nga këmbëngulësia e Jakimovskit

10 shtator-Ne si ministri e Arsimit po tentojmë ta evitojm situatën që të mos ketë përmasa më të zgjeruara që në vetë nuk e dëshirojmë as si ministri, as si prindër, që të marrin nëpër këmbë pozicionimin e fëmijëve që të fillojnë mësimin me 1 shatator dhe ato sot e kësaj dite kanë ngelur jashta bankave shkollore”, tha zëvendësministri Neziri.

Zëvendësministri I Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth ngjarjeve në shkollën fillore ‘Vëllazërimi’ të lagjes Nerez të Komunës së Karposhit, ka thënë se duhet që kryetari I komunës Stevçe Jakimovski të tregojë mirëkuptim. Ai ka kërkuar që edhe prindërit edhe ministria edhe komuna të gjejnë një rrugëdalje për situatën e krijuar.“Krahas këmbëngulsisë së Stevçe Jakimovskit, në si Ministri prej nivelit më të lartë, kemi kontaktuar dhe kemi vendosur kontakte me Jakimovskin, që mundësisht të lëshon pen ë këtë drejtim dhe ti mer parasysh dhe pranon kërkesat e prindërve të nënësve të fshatit Llokë dhe Gjorçe Petrovit, mirëpo që duka pasur parasysh që me ligjin për decentralizim të pushtetit do të thotë se me shkollat e mesme dhe të fillore menaxhohet nga pushteti lokal respektivisht nga kryetarët e komunave dhe ai duke u bazuar në atë ligj, me kompetencat që ai disponon , ai nuk dëshiron që të ketë mirëuptim në drejtim të kërkesave të prindërve. Ne si ministri pjesën tonën e bënëm, ligji është decid aty , mirëpo unë mendoj se u bë një dëm nxënësve të klasës së parë që ende nuk kanë filluar procesin edukativo arsimor, unë do të kisha apeluar sinqërisht deri te pridnërit mundësisht të gjejmë një rrugë alternative që fëmijët mos ngelin në rrugë dhe jashta bankave shkollore, pra duke pasur parasysh këmbngulësinë e Stevçe jakimovskit, që nuk dua ta definoj pozicionim e tij dhe prapavijën e tij ndoshta se pse I ka ndërmarrë ato hapa”, tha Neziri. I pyetur rreth ndërtimit të rrugës nga fshati Llok në Krushopek si kompenzim, Neziri tha se gjithçka është e mundshm. “Gjithçka është e mundshme vetëm se na duhet një pajtueshmëri nga ana e prindërve të cilët do të dakordohen që në atë mënyrë edhe në Krushopek, eventualisht edhe në ndonjë shkollë tjetër në kuadër të komunës së Sarajit, që të mundemi që të gjejmë gjuhë të përbashkët, edhe me pushtetin lokal të asaj ane. Me nxënësit me prindërit, e ëkshtu me radhë, me të vërtetë që të arrojmë tek qëllimi ynë I duhur,se përndryshe me këtë pozicionim që e ka marrë Stevçe Jakimovski, ndoshta këmbëngulësia e tij do të krijon telashe dhe problem të mëtutjeshme.Ne si ministri e Arsimit po tentojmë ta evitojm situatën që të mos ketë përmasa më të zgjeruara që në vetë nuk e dëshirojmë as si ministri, as si prindër, që të marrin nëpër këmbë pozicionimin e fëmijëve që të fillojnë mësimin me 1 shatator dhe ato sot e kësaj dite kanë ngelur jashta bankave shkollore”, tha zëvendësministri Neziri. Ai këto komente i bëri të premten në Tetovë, gjatë ceremonisë së fillimit të vitit shkollor në shkollën private Woodrow wilson

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *