Home / Lajme / Maqedoni / Një e vdekur në aksidentin në Tetovë

Një e vdekur në aksidentin në Tetovë

24 shtator-Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fabrikës së prodhimit të mobiljeve “Mazraça”. Makina me targa të Tetovës tanimë në rrethana të panjohura ka rrëshqitur nga autostrada duke rënë në një kanal për ujitje.

Safije. J, 56 vjeç, ka ndërruar jetë në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.00 në autostradën Tetovë- Gostivar. Viktima ishte bashkëudhëtare në makinën “Audi” që drejtohej nga bashkëshorti i saj, i cili ka marrë lëndimë të rënda trupore.

Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fabrikës së prodhimit të mobiljeve “Mazraça”. Makina me targa të Tetovës tanimë në rrethana të panjohura ka rrëshqitur nga autostrada duke rënë në një kanal për ujitje.

Gruaja menjëherë është dërguar në Spitalin e Gostivarit, ku është konstatuar vdekja e saj, për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Nga fillimi i këtij muaji, tre persona kanë humbur jetën në tre aksidente, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të lënduar. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *