Home / Lajme / Maqedoni / Një grup i organizuar kriminel nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia ‘ka larë’ 21,8 milionë euro

Një grup i organizuar kriminel nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia ‘ka larë’ 21,8 milionë euro

13 shtator-Në aksionin “Ariel”, që e ka zbatuar Qendra për shkatërrimin e kronit të organizuar dhe serioz, në bashkëpunim me Drejtorinë e të ardhurave publike, janë zbuluar aktivitete të grupit kriminel prej vitit 2007 deri në vitin 2011.

MPB-ja shkatërroi një grup 21-anëtarësh të organizuar kriminel nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia, i dyshimtë se ka kryer veprë kriminele “larje të parave” të 21.818.220 euro dhe me fshehjen e tatimit e ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë me 1.882.354 euro.

Në aksionin “Ariel”, që e ka zbatuar Qendra për shkatërrimin e kronit të organizuar dhe serioz, në bashkëpunim me Drejtorinë e të ardhurave publike, janë zbuluar aktivitete të grupit kriminel prej vitit 2007 deri në vitin 2011.

Kundër anëtarëve të grupit të organizuar kriminel, prej të cilëve 11 shtetas të Maqedonisë, nëntë bullgarë dhe një serb janë parashtruar padi penale për “shoqërim kriminel”, “fshehje të tatimit”, “larje të parave”, “falsifikim dhe shkatërrim të librave afariste” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *