Home / Lajme / Maqedoni / Nuri Seferi mbron titullin Evropian me KnockOut

Nuri Seferi mbron titullin Evropian me KnockOut

25 shtator-
Nuri Seferi këtë paraqitje të mirë në ring e bëri me ndihmën e stërvitjeve në kampin EC Boxpromotion në Hamburg të Gjermanisë ku u kujdes për të trajneri me famë botërore Oktay Urkal.

Kampioni WBO i Europës në kategorinë “Cruiser” Nuri Seferi arriti të mbron titullin e tij për herë të dytë me sukses. Nuriu e mposhti sonte në Gostivar sfiduesin nga Belgjika Tony Ingelrest me KO teknike në raundin 3 në një duel shumë të bukur, me një paraqitje të shkëlqyeshme të tij.

Këtë duel Nuriu e filloi si kurr më parë, duke u vërsulur në kundërshtarin e tij me kroshen e majtë e të djathtë, ai goditi rivalin seriozisht që në sekondat e para dhe vazhdoi kështu edhe në raundin e dytë. Pastaj në raundin 3 boksieri nga Belgjika tregoj se ka një lëndim në dorën e majt dhe nuk arriti të vazhdon luftën, andaj e nxori nga beteja trajnieri i tij dhe kështu u shpall fitues me plot meritë Nuri Seferi.

Kjo ishte hera e dytë që Nuri Seferi e mbrojti titullin e Evropës të versionit WBO, ku ai gjendet në vendin 5 të botës, ndërsa me këtë fitore, WBO me siguri se do e përmirëson renditjen e kampionit shqiptarë dhe së shpejti do i japë mundësinë për të sfiduar titullin e botës.

Nuri Seferi këtë paraqitje të mirë në ring e bëri me ndihmën e stërvitjeve në kampin EC Boxpromotion në Hamburg të Gjermanisë ku u kujdes për të trajneri me famë botërore Oktay Urkal.

Organizator i mbrëmjes së boksit në Maqedoni ishte Islam Shaqiri nga kompania SAKIRI GROUP të cilët bënë një punë shumë të mirë.

Këshilltari zyrtar i boksierit shqiptarë, Luan Dreshaj (me vendbanim në Gjermani), shprehet i kënaqur me fitoren e mikut të tij Nuri Seferi: “Unë jamë shumë i lumtur që arritëm edhe një fitore, patëm një periudhë shumë të vështirë nga dueli i kaluar në Mars, në Gjermani, por me shumë punë dhe mund arritëm të marim vendimin e duhur dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Nuriu pati një lëndim të komplikuar në këmbë të cilin duhet ta mjekon edhe pas këti dueli, jam i bindur se asnjë boksier tjetër me një lëndim të tillë nuk ishte futur në ring, por vetëbesimi i kampionit Evropian është i palëkundshëm dhe ja që e arriti qëllimin. Falënderoj shumë organizatorin dhe kolegun tim Islam Shaqiri për këtë Eveniment në Maqedoni, gjithashtu Promotorin gjerman Erol Ceylan dhe ekipin e tij EC BOXING në krye me trajnerin Oktay Urkal”.

Boksieri Nuri Seferi ka shprehur impresionet e tij pas përballjes:

“Përfundimi i kësaj ndeshje u bë para kohe, edhe pse unë isha i përgaditur për 12 raunde. Por gjithmonë nëse më jepet rasti unë do ti përfundoj ndeshjet para kohe.Isha në një formë si kurrë më parë dhe ju premtova se do të bëjë një spektakël. Por për fat të keq kundërshtari nuk mundi të vazhdoj dhe ky titull më takon mua”.INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *