Home / Sport / Nuri Seferi mbron titullin

Nuri Seferi mbron titullin

Boksierët nga Gostivari Nuri dhe Sefer Seferi të shtunën kanë dhuruar fitore imprsionuese duke kënaqur tifozët e shumtë të pranishëm në palestrën ‘Rinia’. Nuri Seferi mundi belgun Toni Ingelrest dhe mbrojti titullin kampion i Evropës në versionin WBU, ndërsa Sefer Seferi pas triumfit kundër hungarezit Zoltan Petranyi, arriti suksesin më të madh në karrierë, duke fituar titullin kampion bote në versionin PBU.

Nuri Seferi ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në versionin WBU, pasi të shtunën në Gostivar mundi sfiduesin belg Toni Ingelrest me nokaut teknik në raundin e tretë të luftës. Në palestër të stërmbushur me tifozë dhe atmosferë fantastik, Nuri Seferi kishte një paraqitje të furishme, duke shashtisur kundërshtarin që në fillim të luftës. Për dallim nga disa lufta paraprake, Nuriu kësaj rradhe ishte i determinuar për fitore të shpejtë, e cila pos që do t’i sillte mbrojtjen e titullit dhe ngjitje në listën e boskerëve më të mirë, njëkohësisht do të kënaqtet publikun e tij në atdhe, që ishin tubuar në numër të madh për ta përkrahur atë. Raundi i parë ishte nxitës, me Nurin që vazhdimisht ishte në sulm, megjithse edhe kundërshtari u tregua rival i fortë. Raundi i dytë ishte vazhdimësi e të parit, kur Seferi disa herë goditi fortë kundërshtarin, por pa mundur të sjellë goditjen që do conte belgun në dysheme, pasi disa tentime të forta i shkuan në të thatë. Megjithatë gjatë këtij aksioni të Nuriut, duket se Ingelrest pësoi një dëmtim në krah, por megjithatë vendosi të vazhdojë luftën në raundin e tretë. Mirëpo Seferi vazhdoi ‘aksionin’, ndërsa duke parë për atë që i kanoset, trajneri i boksierit belg vendosi të dorëzojë luftën, duke i dhënë Nuriut fitoren dhe mbrojtjen e titullit në versionin WBU.

Më e rëndësishme është se titulli do të ngelë përsëri në Gostivar dhe që nuk e zhgënjeva gjithë publikun tim të boksit këtu në Maqedoni dhe në të gjithë trojet shqiptare. Falemenderoj të gjithë pjesëmarësit këtu në këtë spektakël, ishte me të vërtetë një punë shumë e madhe, një krenari që vëllezërit Seferi të dy të dalin fitues, ishte vërtet për tu mburur. Për këtë jam shumë i lumtur dhe krenar, prandaj falemenderoj Zotin që na jep gjithë këtë mundësi, këtë vullnet për këtë punë kaq të madhe. Falë Zotit, falë punës tonë të madhe jemi këtu ku jemi tani për momentin’deklaroi pas fitores, Nuri Seferi. Kjo fitore Nuri Seferin do ta ngjesë më lartë në listën e boskerëve më të mirë të botës dhe sigurisht se kjo ecuri së shpejti ndoshta do t’i japë mundësinë për të sifduar titullin e botës në kategorinë kruizer. Paraprakisht, para luftës kryesore mes Nuri Seferit dhe Toni Ingelrest, u zhvillua nje tejetër luftë inetresante, në të cilën vëllau më i vogël i Nuriut, Sefer Seferi mposhti hungarezin Zoltan Petranyi duke fituar titullin kampion bote në versionin PBU. Pas një raundi të parë të dobët dhe pa emocione, në raunditn e dytë Sefer Seferi shpërtheu me goditjet e tij, duke cuar për kohë të shkurtër tre herë në dysheme kundërshtarin, para se arbitri të ndërpresë luftën. Me këtë Sefer Seferi arriti të fitojë titullin në versionin PBU, që nënkupton suksesin më të madh në karierën e tij. ‘Normalisht që tani ndihem shumë mirë, megjithse kundërshtari ishte për tu respektuar, kishte përvojë të madhe, mbi 20 mece profesioniste, ka qenë boksier shumë i respektuar në boxin olimpik, megjithse ka patur disa humbje. Normal që kjo ishte lufta më e madhe në karierën time deri më tani. Vitin e kaluar fitova në Interkontinental ËBF në Vienë të Austrisë, mirëpo ky brez kishte më shumë rëndësi. Natyrisht ndjehem shumë i emocionuar këtu në Gostivar kur i shof këto njerëz dhe tifozë që më mbështesin mua dhe vëllaun tim’ u shpreh Sefer Seferi. Marë në përgjithsi vëllezërit Seferi të shtunën ishin në element dhe dhuruan kënaqësi për të pranishmit në palestër. Në mesin e tifozëve të shumtë, të pranishëm ishin fityra të njohura nga jeta politike, sportive dhe kulturore. Spektakli i organizuar të shtunën në Gostivar nga SAKIRI GROUP para luftave të boksit u parapri nga program i pasur kulturor në të cilin performuan emra të njohur të estradës shqiptare si Ingrit Gjoni, Çiljeta, Goldi AG dhe ‘Stupcat’.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *