Home / Lajme / Rajon / Nxënës i klasës së parë në moshën 78 vjeçare

Nxënës i klasës së parë në moshën 78 vjeçare

17 shtator-Stojanov hyri në shkollën fillore “Rajqo Karolev” me një buqetë lulesh për mësuesen, ndërsa në klasë e pritën lapsi dhe fletorja, diç për të cilën ka ëndërruar dekada më parë, shkruajnë mediat bullgare

Apostol Stojanov nga fshati Gornji Popovci i Bullgarisë u bë nxënës i klasës së parë në moshën 78 vjeçare.

Stojanov hyri në shkollën fillore “Rajqo Karolev” me një buqetë lulesh për mësuesen, ndërsa në klasë e pritën lapsi dhe fletorja, diç për të cilën ka ëndërruar dekada më parë, shkruajnë mediat bullgare.

Ai nuk mund të vijë në shkollë për çdo ditë, por do të përdorë një formë të pavarur arsimi – do të vijë në konsultime dhe për t’i dhënë provimet.

Stojanov tha se ka frikë nga matematika, por shpreson se do t’i ndihmojë mësuesja.

Në Gornji Popovc zilen e shkollës sivjet e pritën 431 nxënës të klasës së parë. Gjyshi Apostol Stojanov hyri i fundit dhe u ul në bankën e fundit. E pritën ashtu si edhe të gjithë nxënësit e tjerë me një copë bukë të lyer me mjaltë – për t’i shkuar mësimi mbarë e ëmbël.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *