Home / Lajme / Botë / Obama: SHBA-ja nuk dorëzohet para druajtjes

Obama: SHBA-ja nuk dorëzohet para druajtjes

12 shtator-Ai i vizitoi të gjitha tre vendet në të cilat e humbën jetën udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanëve të cilët ishin zënë peng nga vetëvrasës terroristë për të kryer sulme ndaj simboleve të fuqisë ekonomike dhe politike amerikane: Nju-Jork – ku gjendeshin kullat binjake në Qendrën tregtare botërore, Pentagon në Uashington dhe Shenkouil në Pensilvani.

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se në 10 vitet e fundit sa kaluan nga sulmet e Al Kaedës në Nju-Jork dhe Uashington, është treguar se SHBA-ja nuk do të lëshojnë para druajtjes.

“Dhjetë vitet e kaluara janë një tregim për qëndrueshmësi”, theksoi Obama në ceremoninë në Kenedi qendrën në Uashington, në fjalimin e parë zyrtar të cilin e mbajti me rastin e 10-vjetorit nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Ai i vizitoi të gjitha tre vendet në të cilat e humbën jetën udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanëve të cilët ishin zënë peng nga vetëvrasës terroristë për të kryer sulme ndaj simboleve të fuqisë ekonomike dhe politike amerikane: Nju-Jork – ku gjendeshin kullat binjake në Qendrën tregtare botërore, Pentagon në Uashington dhe Shenkouil në Pensilvani.

Sipas Obamës, dekada e fundit e ka treguar vendosmërinë amerikane që t’i mbrojë qytetarët e vet dhe mënyrën e vet të jetës.

“Dy milionë amerikan kanë shkuar në luftë nga 11 shtatori i vitit 2001. Treguan se ata të cilët na shkaktuan të keqe nuk mund të fshihen nga drejtësia, askund në botë. Amerikën nuk e mbrojnë ushtarë të mobilizuar, por qytetarë të cilët kanë vendosur të të jenë në shërbim ushtarak”, theksoi presidenti i SHBA-së.

“Për SHBA-në lufta kundër terrorit nuk është luftë me islamin ose me cilën do religjion tjetër”, sqaroi Obama

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *