Home / Lajme / Rajon / OECD dhe ILO druajnë nga krijimi i papunësisë strukturore në G-20

OECD dhe ILO druajnë nga krijimi i papunësisë strukturore në G-20

27 shtator-Në dokument theksohet se në kuartalin e parë të vitit 2011 rreth 40 për qind e të papunësuarve në Francë, Spanjë dhe Japoni kanë qenë pa punë më shumë se një vit, ndërsa rast i këtillë ka qenë edhe me 47,3 për qind të personave të papunë në Gjermani, 50 për qind në Itali dhe 68,3 për qind në Republikën Jugoafrikane

Rritja e ngadalësuar ekonomike në vendet e zhvilluara paraqet kanosje nga transformimi i papunësisë së lartë afatgjate në papunësi strukturore, paralajmërohet në studimin e përbashkët të Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe Organizata ndërkombëtare e punës (ILO).

Rritja e madhe afatgjate e papunësisë është veçanërisht brengosëse pasi që rritet kanosja që një numër i madh i punëtorëve të mbeten të papunë përjetësisht, theksohet në studim.

Dy organizatat përkujtojnë se në rastet e mëparshme të recesionit papunësia afatgjate në shumë vende të zhvilluara transformohej vazhdimisht në shkallë të lartë të papunësisë.

Në dokument theksohet se në kuartalin e parë të vitit 2011 rreth 40 për qind e të papunësuarve në Francë, Spanjë dhe Japoni kanë qenë pa punë më shumë se një vit, ndërsa rast i këtillë ka qenë edhe me 47,3 për qind të personave të papunë në Gjermani, 50 për qind në Itali dhe 68,3 për qind në Republikën Jugoafrikane.

Në mesin e vendeve-anëtare të grupit 20 vende dhe shtete më të zhvilluara me zhvillim të përshpejtuar ekonomik (G-20), për të cilat ekzistojnë të dhëna, papunësia afatgjate më së shumti është rritur në Kanada, Spanjë dhe Britani të Madhe. Në SHBA për qindja e papunësisë afatgjate në fillim të vitit 2011 është rritur përhershëm dhe arriti nivelin më të lartë në histori, theksohet në studim.

OECD dhe ILO theksojnë se rritja e papunësisë afatgjate e rrit rrezikun nga rritja e varfërisë, krijimin e problemeve shëndetësore dhe mungesën nga sistemi arsimor i fëmijëve në familjet e prekura nga kriza.

Numri i personave të papunë në anëtaret e G-20 në fillim të vitit 2011 ka qenë për 20 milionë më e madhe se para krizës globale në ekonomi në vitin 2008.

Në studim nuk janë theksuar shembuj konkretë për ballafaqim me problemin e këtillë, përveç se apelohet deri te liderët e G-20 të investojnë në programet për hapjen e vendeve të reja të punës, që duhet të bohet prioritet makroekonomik kryesor i këtyre vendeve.

Papunësia strukturore paraqet disharmonizim midis ofertës dhe kërkesës së fuqisë përkatëse punëtore. Një formë e këtillë e papunësisë mund të paraqitet edhe në kushte kur numri i vendeve të lira të punës dhe numri i personave të cilët kërkojnë punë është i barabartë, por megjithatë të papunët nuk kanë aftësi përkatëse dhe njohuri për vendet e punës të cilat janë të lira ose të cilët nuk jetojnë në pjesën e tokës ku ka punë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *