Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Mos e lëshoni çastin historik për legalizimin e objekteve

Osmani: Mos e lëshoni çastin historik për legalizimin e objekteve

2 shatator-Sipas Hanit benificionet për legalizimin e objekteve janë të dyfishta fillimisht për të mos e pasur problemin e legalizimit të objekteve, pasi pason edhe veprimi i organeve për objektet pa leje dhe e dyta beneficionin që më lehtë të bëjnë shitblerjen e pasurive të tyre, që do të thotë se do të kenë më pak konteste dhe më lehtë mund të aplikojnë për kreditë e ndryshme të cilat kanë lehtësime të shumta në aspektin e qasjes së tyre nëpër banka, për të marrë kredi të cilat do të jenë mundësi e lehtë për t’i zhvilluar bizneset e tyre në fusha të ndryshme.

Çasti historik në të cilin ndodhet vendi e për shqiptarët në veçanti për legalizimin e objekteve pa leje që deri nesër më saktë më 3 shtator kur edhe skadon afati i cili nuk do të shtyhet më si edhe informacionet të cilat vijnë nga dikasteri i Transportit dhe Lidhjeve sa i përket numrit të kërkesave është arsyeja, që ne si parti deshëm që t’ju drejtohemi qytetarëve që të mos e lëshojnë këtë çast historik për t’i legalizuar objektet e tyre, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në konferencën e sotme për mediat.

Sipas tij, pikërisht kërkesa e qytetarëve për të pasur objekte të legalizuara por edhe komunat të cilat ballafaqoheshin në vështirësi me implementimin e projekteve të infrastrukturës por edhe të banimit e shtyen BDI-në në mandatin e kaluar që të inicojë dhe mbështesë sjelljen e këtij ligji.

“Tani kur ligji u soll dhe kur jemi në fund të implementimit të fazës së parë është dëshpëruese kur dëgjojmë informacione nga komuna se shumë familje shqiptare nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, duke dëshiruar që ky mund të mos shkojë në dëm, duke e ndjerë veten si kujdestarë të interesit shqiptar në Maqedoni, duke qenë të sigurt se ky afat nuk do të shtyhet por edhe duke qenë të sigurt se kjo mundësi nuk do të kthehet së paku në 20 vitet e ardhshme duam t’ju drejtohemi qytetarëve që t’i shfrytëzojnë këto dy ditë për të bërë legalizimin e objekteve të tyre dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre nesër të ballafaqohen me gabimet e prindërve të tyre sot. Apelojmë deri te gjithë qytetarët që këto dy ditë t’i shfrytëzojnë për legalizimin e objekteve të tyre që të sigurojnë një kulm mbi kokë për gjeneratat e ardhshme, për arsye se një kulm i siguruar mbi kokë që nënkupton një objekt të legalizuar që është i gatshëm për shitblerje është një pasuri që shqiptarët nuk e kanë pasur në të kaluarën”, theksoi Osmani.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Tahir Hani potencoi se Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje është sensibilizuar mjaft dhe Ministria e Tranportit ka qenë shumë aktive në drejtim të senzibilizimit të qytetarëve që t’i parashtrojnë kërkesat e tyre për legalizimin e objekteve të tyre pa leje.

“Procedura për legalizimin e objekteve fillon me kërkesën e cila duhet të dorëzohet në komunë apo në Minstrinë e Transportit dhe Lidhjeve, për objektet e kategorisë së parë dhe të dytë, pastaj pason dokumenti që qytetari është i lidhur me infrastrukturën komunale që do të thotë se duhet të ketë një dëshmi për pagesën e ujit, pagesën e rrymës, pagesën e mbeturinave, duhet ose nëse nuk është i kyçur të dorëzojë një deklaratë të noterizuar me të cilën dëshmon se objekti është ndërtuar para afatit që ligji ka hyrë në fuqi. Duhet të potencojmë faktin që qytetarët deri më 3 shtator të dorëzojnë minimum kërkesën në afatin kohor dhe pastaj ka një afat kohor me të cilin mund t’i plotësojë dokumentet shtesë siç janë: dëshmitë për kyçjen në infrastrukturën komunale, elaboratin gjeodezik që duhet të ketë edhe çertifikatën e shtetësisë apo fotokopjen e letërnjoftimit me të cilin dëshmon që është pronar si dhe fletëpronësinë. Edhe një herë apelojmë minimumi që duhet ta bëjnë qytetarët është që duhet të dorëzojmë kërkesën për të filluar procedura e legalizimit. Qytetarët mund ta shfrytëzojnë edhe një mundësi pasi që jemi në momentin e fundit, një mundësi që kërkesa e tyre t’i parashtrojnë nëpërmjet postës pastaj do të vlejë afati i dorëzimit të postës si afat ligjor”, theksoi zëvendësministri Hani.

Nga aspekti stastistikor, siç tha, duhet potencuar se zhvillimi i procesit të kërkesave për legalizimin e objekteve ditëve të fundit ka qenë më aktiv me parashtrimin e këkesave nga qtetarët . Më 19.08.2011 nga statistika e grumbulluar ka pasur 116 528 kërkesa të parashtruara nga qytetarët nga të cilat deri në ditën e djeshme kanë arritur 219 331 kërkesa të parashtruara. Në këtë drejtim edhe komunat shqiptare kanë qenë mjaft aktive dhe qytetarët i kanë dorëzuar kërkesat e tyre.

Sipas Hanit benificionet për legalizimin e objekteve janë të dyfishta fillimisht për të mos e pasur problemin e legalizimit të objekteve, pasi pason edhe veprimi i organeve për objektet pa leje dhe e dyta beneficionin që më lehtë të bëjnë shitblerjen e pasurive të tyre, që do të thotë se do të kenë më pak konteste dhe më lehtë mund të aplikojnë për kreditë e ndryshme të cilat kanë lehtësime të shumta në aspektin e qasjes së tyre nëpër banka, për të marrë kredi të cilat do të jenë mundësi e lehtë për t’i zhvilluar bizneset e tyre në fusha të ndryshme.

Jehona e kërkesave të parashtruara nëpër komunat kryesisht shqiptare është si vijon: Haraçina 1.000, Bogovina 1.280, Bërvenica 760, Vrapçishti 1.500, Gostivari 4.460, Dibra 1.253, Dollneni 1.500, Zhelina 710, Zajazi 800, Jegunovci 770, Kërçova 3.010, Likova 3.010, Mavrova 1.100, Osllomej 760, Pllasnica 90, Studeniçani 2.600, Struga 1.500, Tearca 795, Tetova 5.200, Saraji 3.500, Çairi 6.800 kërkesa

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *