Home / Lajme / Maqedoni / Osmani ngushllon Obamën

Osmani ngushllon Obamën

9 shtator-Populli shqiptar në përgjithësi dhe Rilindja Demokratike Kombëtare në veçanti, solidarizohet me popullin amerikan dhe ndan dhimbjen me familjet e rreth 3 mijë viktimave të pafajshëm, në mes të cilëve kishte edhe shqiptarë, thuhet në telegram ngushllim.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani, i dërgoi telegram përkujtimi presidentit amerikan Barack Obama, me rastin e dhjetëvjetorit të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.

Në telegram thuhet:

“Duke përkujtuar ditën më të zezë për popullin amerikan, 11 shtatorin e vitit 2001, bota e civilizuar dëshmon vullnetin për mbrojtjen e vlerave të lirisë, drejtësisë, demokracisë dhe tolerancës.

Shqiptarët, anembanë botës e përjetuan thellë në shpirt ngjarjen e 11 shtatorit 2001 si dhembje për viktimat e pafajshme, por edhe si sulm terrorist kundër lirisë dhe demokracisë. Sot, 10 vjetë pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, populli shqiptar kudo që ndodhet, është pranë popullit amerikan.

Populli shqiptar në përgjithësi dhe Rilindja Demokratike Kombëtare në veçanti, solidarizohet me popullin amerikan dhe ndan dhimbjen me familjet e rreth 3 mijë viktimave të pafajshëm, në mes të cilëve kishte edhe shqiptarë.

Rilindja Demokratike Kombëtare mbështet luftën e SHBA-ve kundër të gjitha fenomeneve të cilat kërcënojnë demokracinë, siç është krimi i organizuar dhe terrorizmi, thuhet në telegram ngushllim

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *