Home / Lajme / Maqedoni / Osmani-Stoner: Borxhi i jashtëm i Maqedonisë, na brengos të gjithëve

Osmani-Stoner: Borxhi i jashtëm i Maqedonisë, na brengos të gjithëve

2 shtator-Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani realizoi takim pune me ushtruesin e detyrës shef i zyrës politiko-ekonomike në Ambasadën amerikane në Shkup, Ryan Stoner.

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani realizoi takim pune me ushtruesin e detyrës shef i zyrës politiko-ekonomike në Ambasadën amerikane në Shkup, Ryan Stoner.

Osmani dhe Stoner biseduan në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në vend, lirinë e mediave dhe bashkëpunimin e komunës së Gostivarit të cilën e udhëheq ai, me komuna tjera.

Në lidhje me kontestin rreth emrit të vendit, lideri i RDK-së tha se “zgjidhja e çështjes së emrit duhet të imponohet nga faktori ndërkombëtar, sepse vetëm me zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe me aderimin në strukturat euroatlantike, mund të realizohet stabiliteti politik dhe ekonomik , reformimi i institucioneve publike, luftimi i korrupsionit ne sistem pavarësia e gjyqësorit dhe thithja e investimeve te huaja si parakusht për zhvillim ekonomik dhe rritje të punësimit .”

Osmani shprehu shqetësimin e tij në lidhje me anitkuizimin e skajshëm të vendit që është duke bërë qeveria aktuale, duke humbur kështu energji dhe mjete për projekte joproduktive dhe të cilat nuk shkojnë në dobi të qytetarëve. “Për 3 vite, borxhi i Maqedonisë është rritur për 2 miliardë euro dhe kjo tregon se të gjithë ne duhet të jemi të brengosur për këtë gjë dhe së bashku të punojmë në tejkalimin e situatës së rënduar ekonomike”, nënvizoi kryetari Osmani.

Në lidhje me lirinë e mediave të pavarura, Stoner njoftoi Osmanin se SHBA-të janë jashtëzakonisht të interesuara për këtë çështje si mundësi për të ardhur në shprehje mendimin alternativ dhe konkurrimi i barabartë i opsioneve politike dhe mendimit te lire të shoqërise civile. Aktualisht mediat e shkruara dhe elektronike janë në tërësi të kontrolluara nga qeveria aktuale fakt ky qe ka ndikim shumë negativ në zhvillimin e demokracisë dhe lirisë së të shprehurit.

“Për të pasur mediume të pavarura, nevojiten investime nga jashtë se pa pavarësi mediale dhe ekonomike nuk mund të ketë pavarësi në të shprehurit e mendimit te lire . Për fat të keq, deri më tani ka shumë pak interesim nga investitorë të jashtëm të cilët do ta rrisnin nivelin e informimit dhe do të ishin dritare për informata relevante për punën e qeverisë dhe faktorëve tjerë relevant”, theksoi kryetari Osmani. Ai kërkoi që të ketë investime të huaja në fushën mediatike në rajon, respektivisht të instalohet CNN ose ndonjë magnat tjetër në Ballkan, siç është rasti me CNN Al Jazeera.

Shef i zyrës politiko-ekonomike të SHBA-ve në Shkup, njoftoi kryetarin Osmani se e çmon marrjen e rejtingut kreditor të Komunës së Gostivarit si rezultat i menaxhimit ekonomik me të hollat e buxhetit të komunës së Gostivarit. Stoner u interesua edhe për bashkëpunimin e Komunës së Gostivarit me komuna tjera të suksesshme nga vendi, sidomos me komunat tjera të cilat fituan rejting kreditor nga Agjencia Moody’s.

“Për vitin tjetër presim një bum investiv në më shumë fusha sidomos në infrastrukturë, ujësjellës, furnizim me makineri më të mirë për trajtimin e hedhurinave, përmirësimin e kushteve nëpër shkolla dhe projekte tjera që rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve të komunës së Gostivarit”, theksoi kryetari Osmani.

Ky takim i kryetarit Rufi Osmani me shefin e zyrës politiko-ekonomike në Ambasadën amerikane në Shkup, Ryan Stoner, vjen vetëm një muaj pas vizitës që u.d. ambasadori Brian Ageeler ia bëri Komunës së Gostivarit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *