Home / Lajme / Maqedoni / Pa vaksinuar 6 mijë fëmijë në Tetovë

Pa vaksinuar 6 mijë fëmijë në Tetovë

26 shtator-“Ka pesë muaj që u kam ba kërkesë e kam shtjellu mirë problemin në Ministrinë e Shëndetësisë e kam lëshuar edhe në qeveri dhe ata janë të informuar për këtë problem dhe edhe pse e dinë se sa kemi mungesë të mjekëve akoma nuk bahet dicka në këtë drejtim” thotë numri një i shtëpisë së shëndetit në Tetovë

Si pasojë e mungesës së personelit mjekësorë në shtëpinë e shëndetit në Tetovë, pa u vaksinuar kanë mbetur rreth 6000 fëmijë të Tetovës dhe rajonit pwrreth.Sipas drejtorit të këtij institucioni, ka fëmijë të cilëve nuk iu ka ardhur rradha për vaksinim që kur kanë lindur.Ai tha se mbi 5 mijë fëmijë kanë ngelur pa vaksinuar.

“Diku rreth 5 mijë apo 6 mijë fëmijë të rrethinës dhe qytetit janë të pavaksinuar, dhe është një problem i rëndësishëm duhet ti jepet një dimenzion pak më serioz që të zgjidhet ky problem. Sigurisht se nëse kam mungesë të kuadrit nuk mundë ta kryesh punën që të pret.
Ne kemi bë përpjekje dhe kemi angazhu disa mjekë edhe jashtë orarit kemi mbuluar një masë të fëmijë që kanë mbetur pa vaksinuar.
Por nëse një periudhë të gjatë mbetemi me këtë personel do kemi ndonjë pasojë në popullatë mundë të paraqitet ndonjë epidemi ku ne si institucion kemi përgjegjësi për atë që mundë të krijohet“ thotë Besmal Shefiti, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Tetovë.
Ai shprehet se kërkesë ka bërë disa herë në Ministrinë e shëndetësisë, por përgjigje ende nuk ka. Poashtu është alarmuar edhe ministria e Shëndetësisë për problemin e mosvaksinimit të fëmijëve.

“Ka pesë muaj që u kam ba kërkesë e kam shtjellu mirë problemin në Ministrinë e Shëndetësisë e kam lëshuar edhe në qeveri dhe ata janë të informuar për këtë problem dhe edhe pse e dinë se sa kemi mungesë të mjekëve akoma nuk bahet dicka në këtë drejtim” thotë numri një i shtëpisë së shëndetit në Tetovë.

Në shtëpinë e shëndetit në Tetovë ka nevojë për më së paku 24 punësime të reja për ti arritur punët që bën kjo shtëpi. Për momentin kjo shtëpi mbijeton me vetëm dy mjekë, sepse dy mjeke janë në pushim të lindjes njëri është para pensionit dhe njëri prej mjekëve cili ndonjëherë edhe vaksinon vuan nga sëmundja e parkinsonit , me çka vaksinimi duhet ti ndërpritet urgjentisht.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *