Home / Sport / Pas 10-të viteve pauzë, aktivizohet KF Shemshova

Pas 10-të viteve pauzë, aktivizohet KF Shemshova

‘Ideja që të riaktivizojmë skuadrën e futbollit ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës ne mesin dashamirëve dhe aktivistëve të sportit. Qëllimi ynë është që të rrinjtë të kenë ku të argëtohen, të kenë mundësinë për tu marrë me sport dhe të largohen nga rruga. Duke parë se gjithnjë e më shumë interneti dhe video-lojrat ‘sundojnë’ rrininë tonë, menduam se ndoshta do të arrijmë deri diku të kemi ndikim në aktivizimin e tyre në futboll’, tha mes tjerash drejtori sportiv i KF Shemshova, Daut Mustafi, i cili së bashku me Raman Alitin (kryetar i klubit) dhe disa aktivistë tjerë janë më të merituarit për rrikthmin në skenë të KF Shemshovës.

Futbolli në rajonin e Tetovës është sport shumë i popullarizuar dhe vite me rradhë thuajse çdo fshat kishte skuadrën e vet. Mirëpo situata kaotike e futbollit në vend, vite më parë zhduki Ligën Komunale ku garonin skuadrat e vendeve rurale, që automatikisht solli ndaljen e aktivitetit të shumë skuadrave të futbollit. Një prej tyre është edhe KF Shemshova e formuar në vitin 1984, mirëpo që nuk funksionin nga viti 2001. Plotë 10-të vite pauzë për skuadrën dhe fshatin që ka nxjerë futbollistë të kalibrit të Nebi e Nuri Mustafit. 10-të vite më vonë, aktivistë dhe dashamirë të sportit marrin iniciativën për rriaktivizimin e skuadrës së futbollit, për të ngjallur këtë sport në Shemshovë dhe rrethinë. ‘Ideja që të rriaktivizojmë skuadrën e futbollit ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës ne mesin dashamirëve dhe aktivistëve të sportit. Më në fund vendosëm që të ulemi dhe t’i qasemi seriozisht kësaj ideje dhe për fat të mirë gjetëm gatishmëri të madhe për të rriformuar KF Shemshova’, sqaroi në fillim drejtori sportiv i KF Shemshova, Daut Mustafi, i cili së bashku me Raman Alitin (kryetar i klubit) dhe disa aktivistë tjerë janë më të merituarit për rrikthmin në skenë të KF Shemshovës. ‘Qëllimi ynë është që të rrinjtë të kenë ku të argëtohen, të kenë mundësinë për tu marrë me sport dhe të largohen nga rruga. Duke parë se gjithnjë e më shumë interneti dhe video-lojrat ‘sundojnë’ rrininë tonë, menduam se ndoshta do të arrijmë deri diku të kemi ndikim në aktivizimin e tyre në futboll’, shtoi Mustafi. KF Shemshova menjëherë është regjistruar për të filluar garat në sezonin e ri dhe pasi Liga Komunale nuk egziston, kjo skuadër do të garojë direkt në Ligën e Tretë. Me shumë futbollistë të rrinjë në përbërje, KF Shemshova shpreson që të ndërtojë skuadër stabile e cila do të ketë bazë të fortë për suksese të mëdha në të ardhmen. ‘Në ekip kemi futbollistë të rrinjë 18,19 dhe 20 vjeçar që kryesisht vijnë nga fshati jonë, por edhe nga rrethina. Do tentojmë të krijojmë një grup të ri i cili do të garontojë suksese në të ardhmen. Skuadra seancat stërvitore i realizon në stadiumin e fshatit, të cilin deri diku arritëm ta adaptojmë për stërvitje, mirëpo ndeshjet do t’i zhvillojmë në stadiumin e fshatit Zhelinë. Vite me rradhë në stadiumin tonë nuk ka patur kurfarë kujdesi dhe gjendja e krijuar aty ishte për të të ardhur keq. Mirëpo shpresojmë që të punojmë edhe në këtë drejtim dhe ndoshta për një periudhë do të arrijmë që të krijojmë kushte të luajmë në fushën tonë’, tha Mustafi, i cili konfirmoi se thuajse 90 % kanë arritur të meren vesh që Gajur Rexhepi të mer postin e trajnerit, ndërsa për momentin me ekipin punojnë Agim Murseli, Safet Aliti dhe Afet Jashari. Ekipi si për fillim ka arritur të krijojë stabilitet finansiar, kur në ndihmë të klubit kanë dalë shumë afaristë dhe firma nga Shemshova. Ideja është që nëse krijohet bazë e shëndoshë, skuadra për disa vite të synojë ngjitjen në kategorinë e dytë të futbollit vendor. ‘Është herët të mendojmë për një gjë të tillë, por sigurisht se nëse na jepet mundësia do ta shfrytëzojmë maksimalisht. Sa për fillim duam të krijojmë ekip cilësor dhe njëkohësisht stabilitet në financa. Nëse arrijmë këtë ta realizojmë, sigurisht që për ne do të ishte më e lehtë të garojmë në Ligën e Dytë, se sa në të Tretën. Por të shohim, këtë do ja lëmë kohës’, përfundoi Mustafi. KF Shemshova ndeshjen e parë zyrtare pas 10-të viteve pauzë do të ketë të dielën, kur në stadiumin e fshatit Zhelinë, në kuadër të javës së parë të Ligës së Tretë Grupi Perendim do të përballen me KF Slloga nga Zdunja.

Starton Liga e Tretë

Këtë fundjavë startojnë garat në Ligën e Tretë të futbollit të Maqedonisë, Grupi Perendim. Në kampionatin e ri do të garojnë 16-të skuadra, nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovë. Risi e madhe kësaj rradhe është prania e disa skuadrave të reja, të cilat një kohë nuk kanë garuar, në mesin e të cilave është edhe KF Shemshova. Pesë ekipve vijnë nga rajoni i Tetovës, si Luboteni, Liria e Zhelinës, Reçica, Shemshova 1984 dhe Kastrioti i Xhepçishtit. Me 8-të skuadra do të përfaqësohet Gostivari, me Arsimin e Çegranit, Vardarin e Forinës, Flamurtari i Debreshtit, Gradeci , Rinia e Negotinës, Vrapçishti, Përparimi i Reçanit, si dhe Slloga e Zdunjës, ndërsa nga Kërçova kësaj radhe marrin pjesë Zajazi, Goce Dellçevi dhe Bratstvo. Të gjitha klubet pjesëmarrëse në kampionatin e ri kanë paguar kootizim në llogarinë e FFM-së që kap vlerën e 50.000 denarëve.

Në kuadër të javës së parë do të takohen:
Shemshova – Slloga (Zdunje),
Gradeci – Luboteni,
Vardari (F) – Flamurtari
Goce Dellçevi – Vrapçishti
Reçica – Përparimi (Reçan)
Rinia (N) – Liria (Zh)
Kastrioti (Xh) – Arsimi
Zajazi – Bratstvo (Kërçovë)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *