Home / Sport / Pauza e mirëseardhur për Renovën

Pauza e mirëseardhur për Renovën

‘Trajneri i ri nuk parapëlqeu ndeshje kontrolluese në këtë pauzë, pasi kishte plane tjera. Gjthsesi të shtunën kishim një ndeshje mes veti dhe progresi është evident. Këto ditë deri në fund të javës do të vazhdojmë me tempo të njëjtë, ndërsa presim që gjithë këtë punë ta materializojmë në kampionat. Na pret sfidë e vështirë me Metalurgun, mirëpo ne nuk shkojmë të dorëzuar. Do të japim maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv edhe pse të gjithë e kemi të qartë se do kemi përballë skuadër mjaft të fortë’, deklaroi kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Orari i ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012 ka bërë që kampionati elitar në vend të ketë pauzë dy javore dhe për skuadrën e Renovës kjo ka qenë e mirëseardhur. Kjo për faktin se skuadra ditë më parë emëroi Vllatko Kostovin si trajner të ri dhe i njëjti kishte nevojë për njoftim më të mirë me situatën në ekip. Kosov debutoi me disfatë 2:0 nga Shkëndija dhe deri diku përfitoi një pasqyrë më reale për mundësitë e ekipit, dërsa pauzën në kampionat e shfrytëzon maksimalisht për eliminimin e mangësive që shfaqen në lojë. ‘Kemi punuar këto ditë me intenzitet të shtuar, për të pritur sa më të përgatitur vazhdimin e kampionatit. Stërvitemi mirë nën drejtimin e trajnerit Kostov dhe mendoj se në ekip ka përmirësim të dukshëm’, tha kapiteni i ekipit Fisnik Nuhiu, i cili shtoi se pret paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit. ‘Trajneri i ri nuk parapëlqeu ndeshje kontrolluese në këtë pauzë, pasi kishte plane tjera. Gjthsesi të shtunën kishim një ndeshje mes veti dhe progresi është evident. Këto ditë deri në fund të javës do të vazhdojmë me tempo të njëjtë, ndërsa presim që gjithë këtë punë ta materializojmë në kampionat. Na pret sfidë e vështirë me Metalurgun, mirëpo ne nuk shkojmë të dorëzuar. Do të japim maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv edhe pse të gjithë e kemi të qartë se do kemi përballë skuadër mjaft të fortë’, përfundoi Nuhiu. Renova nga 5 ndeshjet paraprake ka shënuar një fitore, ndërsa ka regjistruar nga dy humbje dhe barazime. Me 5 pikë të tubuara skuadra mban pozitën e 8-të në renditje, që absolutisht nuk është e kënaqshme. Mirëpo bëhet fjalë vetëm për fillim kampionati dhe në vijim sigurisht pritet përmirësimi i kësaj situate dhe Renovë shpreson të ngjtitet në tabelë, atje ku edhe e ka vendin. Në kuadër të javës së 6-të skuadra nga Xhepçishti të shtunën do të jetë mysafire e Metalurgut në Shkup.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *