Home / Lajme / Maqedoni / Pavarësi energjetike për Institutin e ambientit jetësor

Pavarësi energjetike për Institutin e ambientit jetësor

20 shtator-Nëse e rrumbullaksojmë këtë atëherë kemi të bëjmë me një Pilot Ndërtesë me energji të qëndrueshme apo prodhim të energjisë. Ky projekt do të jetë shembull se si mund edhe objektet tjera, institucione, lokale, ndërtesa të shfrytëzojnë energjinë diellore dhe të prodhojnë rrymë elektrike”, deklaroi Murtezani.

Pavarësohet instituti i Ambientit Jetësor dhe të shëndetit pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, për sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Kështu që rreth një mijë metra katrorë që posedon ky instituti do të furnizohen me energji diellore.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i këtij instituti doktor profesor Murtezan Ismaili.Sipas tij, projekti është financuar nga Ministritë e Ambientit jetësorë të Italisë dhe Maqedonisë.
Ai tha se për këtë projekt janë ndarë rreth 400 mijë euro dhe përbëhet nga dy shtylla kryesore. “Shtylla e parë e projektit ka të bëjë me pajisjet teknike në teknikë për prodhimin e energjisë (alterantive dhe shfrytëzimit të pompave Geotermale).
Nëse e rrumbullaksojmë këtë atëherë kemi të bëjmë me një Pilot Ndërtesë me energji të qëndrueshme apo prodhim të energjisë.
Ky projekt do të jetë shembull se si mund edhe objektet tjera, institucione, lokale, ndërtesa të shfrytëzojnë energjinë diellore dhe të prodhojnë rrymë elektrike”, deklaroi Murtezani.
Ai thotë se shtylla e dytë e projektit ka të bëjë me hartimin e një plani akcional klimaterik. “Shtylla e dytë ka të bëjë me hartimin e CAP (Climatik Action Plan), Plani aksional Klimaterik, që do të thotë fizibiliti studime që përfshinë të gjitha parametrat e emitimit të gazit CO2 në UEJL dhe plani aksional për zvogëlimin e gazrave në dhjetë vitet e ardhshme”, tha Ismail Murtezani.
Sipas tij, përmes paijsjeve teknike do të prodhohet rreth 7 kilovat rrymë elektrike që mjafton për të mbuluar nevojat e institutit ndërsa nuk do të shërbejë vetëm për këtë qëllim por misioni është që të bëhen matje se sa energji elektrike harxhohet dhe kursehet, ndërsa kjo do të mund të shihet në ekran të madh para një shtpizë të vogël të vendosur afër insitutit, ndërsa studentët apo satfi akademik përmes saj, do të mund të mbushin bateritë e Lap Top-it, apo celularëve. Beneficioni i gjithë kësaj është se vetë institute do të mund të ketë një lloj pavarësie energjetike, por gjithsesi se thotë Murtezani, se rryma elektrike do të jetë e lidhur.
Ai ka bërë të ditur se më në fund të muajit do të lëshohet në përdorim kjo paijsje edhe në mënyrë solemne. Projekti ka për qëllim parësor të bëjë hulumtime me atë se sa energji harxhohet përmes këtij sistemi dhe mund të kursehet.
Kjo ka të bëjë edhe me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian për mbrojtje të ambientit jetësor. Që UEJL tërësisht të furnizohet me burime alternative të energjisë që do të zvogëlonte emisionin e gazrave të dësmshme nevojiten mjete dhe kohë, thonë në këtë Institut, por njëkohësisht theksojnë se do të duhej ndihma e shtetit dhe kompanive që drejtpërsëdrejti marrin pjesë në ndotjen e ambientit jetësor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *