Home / Lajme / Maqedoni / PDSH nuk bojkoton rregjistrimin por kërkon prolongim

PDSH nuk bojkoton rregjistrimin por kërkon prolongim

13 shtator-Për këtë moseriozitet argument është deklarata e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, i cili tha se do të angazhohen 15 mijë rregjistrues shqiptarë kurse një ditë më parë Bllagica Novkova drejtoresha e entit shtetëror për statistikë tha se gjithsej do të ketë 16 mijë e 600 rregjistrues , pra prej tyre 15 mijë qenkan shqiptarë”, tha Izeti.

Partia Demokratike Shqiptare insiston që rregjistrimi i popullisë të mos bëhet këtë vit ashtu edhe siç është vendosur port ë shtyhet në vitin e ardhshëm gjatë muajit korrik. Kjo parti nuk do të bojkotojë këtë proces pasi qën nuk do që të jetë përgjegjesë ndërsa alarmon se ka një sërë padrejtësi. Kështu tha para mbledhjes së kryesisë qendrore sekretari i partisë Metin Izeti. “PDSH pandërprerë ka alarmuar se rregjistrimi i popullisë në Maqedoni është një çështje serioze të cilën partitë politike dhe popullata duhet ta kuptojë me seriozitet posaçërisht partitë në pushtet pra edhe BDI-ja. Në të gjithë e dijmë se rregjistrimi është shumë i rëndësishëm posaçërisht në shtetet multientike. Ne këtë seriozitet pandërprerë e kemi paraqitur dhe prezantuar nëpërmjet kërkesave dhe propozim ndryshimit të ligjit për rregjistrim, përmes grupit parlamentar i cili propozoi që rregjistrimi të mos mbahet nga 1 tetori I këtij viti port ë mbahet në 2012 në muajin korrik, kur i kemi ehe bashkatdhetarët tanë këtu në vendlindje.PDSH tërhjek vërejten BDI-së se aspak nuk e ka të qartë se rregjistrimi është çështje serioze aspak nuk e ka parasysh se nëpërmjet rregjistrimit mundohet qeveria posaçërisht maqedonasit që ta margjinalizojnë elementin shqiptar në shtetin e Maqedonisë prandaj ne e tërhjekim kujdesim për këtë çështje”, tha Izeti. Ai më tej tha se ne si PDSH, nuk thirrin as nuk apelojmë për bojkot të rregjistrimit, që mos jemi ne fajtorë, pasi që kemi një servilitet të pandërprerë nga ana e BDI-së.

“Mos konsiderohemi se ne jemi fajtorët për mosuksesin e rregjistrimit por alarmojmë se rregjistrimi do të jetë i dështuar për shkak se shqiptarët nuk do të rregjistrohen ashtu si duhet nuk do të përfaqësohen ashtu si duhet.
Për këtë moseriozitet argument është deklarata e zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, i cili tha se do të angazhohen 15 mijë rregjistrues shqiptarë kurse një ditë më parë Bllagica Novkova drejtoresha e entit shtetëror për statistikë tha se gjithsej do të ketë 16 mijë e 600 rregjistrues , pra prej tyre 15 mijë qenkan shqiptarë”, tha Izeti.

Pikërisht për këtë këkrojmë që tajmingu të zgjatet deri në vitin e ardhshëm dhe në ndërkohë të meren parasysh kërkesat që parashtron PDSH-ja si përfaaësuese reale e shqiptarëve, tha sekretari general I PDSH-së, gjatë një prononcimi për media të martën e Tetovë.

”Janë këta kërkesa reale të popullit shqiptar dhe që i ndihmojnë mbarëvajtjes së rregjistrimit dh procesit të përgjithshëm në shoqëri, edhe atë duke filluar nga afati i realizimit, pra të jetë korriku sepse bashkëqytetarët tanë në këtë kohë janë këtu, monitorimi të jetë nga organizitaa, problemi i nënshttesë që kanë shqiptarët, çështja e entit statistokor që është monoetnik të barten kompetencat në komisionin shtetëror, formulari të jetë në dy gjuhë , të ketë dy kopje të rregjistrimit, nëj kopje ta ketë edhe personi që rregjistrohet, tu mundësohet qyetatërve që janë jashta vendit të rregjistrohen prej atje pasi që nëse mundet të votojnë ata atëherë pse mos rregjistrohen”, deklaroi ai.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *