Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Procesi i rregjistrimit do të manipulohet

PDSH:Procesi i rregjistrimit do të manipulohet

14 shtator- Fajtor kryesor për dështimin dhe pasojat e dëmshme të regjistrimit për shqiptarët do të jetë BDI, e cila për shkak të servilitetit dhe mosdijes në vazhdimësi i dëmton shqiptarët në Maqedoni.Partia Demokratike Shqiptare me strukturat e veta ka realizuar model regjistrimi në disa vendbanime dhe posedon të dhëna të cilat do të jenë bazë për krahasim me rezultatet që do të shpallen nga organet kompetente për realizimin e regjistrimit.

Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur gjate dites se djeshme shqyrtoi çështjen e regjistrimit të popullsisë që pritet të mbahet nga 1-15 Tetor 2011. Marrë parasysh rëndësinë e regjistrimit në këtë mbledhje u analizuan aktivitetet e deritanishme dhe u sollën konkluzat në lidhje me të.

Partia Demokratike Shqiptare në vazhdimësi ka alarmuar popullatën për seriozitetin e procesit të regjistrimit dhe për mundësinë e manipulimit nga ana e qeverisë. Për më tepër kur përfaqësuesi shqiptar në qeverinë e Maqedonisë nuk është në gjendje të kuptojë seriozitetin e kësaj çështjeje dhe është i domosdoshëm të sillet me dëgjueshmëri ndaj partnerit të vet.

Ky konstatim bazohet në ambientin politik të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe para-pregaditore ku janë vërejtur shkelje të rënda të cilat pamundësojnë një proces normal, kredibil dhe të pranueshëm.Përveç se regjistrimi do të jetë i dështuar, ai njëkohësisht do të jetë shumë i dëmshëm dhe me pasoja afatgjate për shqiptarët në Maqedoni.

BDI nën amullinë e qëndrimit në pushtet edhe këtë herë, si shumë herë më parë do ti dëmtoj shqiptarët jo vetëm për sot, por për edhe për në të ardhmen.Regjistrimi i popullsisë do të bëhet pa prezencën e bashk-kombasve tanë që janë përkohësisht jashtë Maqedonisë.

Një numër i madh i shqiptarëve nuk do të kenë mundësi të regjistrohen për shkak të mungesës së nënshtetësisë. Do të nënçmohen shqiptarët për shkak se procesi i regjistrimit do të zhvillohet vetëm në një gjuhë. Regjistrimi e humb transparencën pasi formularët ngelin vetëm tek regjistruesit dhe nuk i jepet një kopje atij që regjistrohet. Procesi i regjistrimit do të udhëhiqet nga organe në të cilët përfaqësimi i shqiptarëve nuk është i drejtë.

Gjithashtu vendimet gjatë këtij procesi nuk do të merren me konsensus, monitorimi nga ana e ndërkombëtarëve në fazat e realizimit dhe përpunimit të të dhënave nuk është prezent.

Si pasojë e të gjitha këtyre konstatimeve Partia Demokratike Shqiptare konstaton dhe e informon opinionin e gjerë se ka indikacione reale që procesi i regjistrimit të manipulohet dhe të jetë me pasoja të dëmshme për shqiptarët në Maqedoni.Partia Demokratike Shqiptare nuk bën apel për bojkot të regjistrimit por me seriozitetin më të madh do ta përcjell regjistrimin dhe do të alarmojë për të gjitha parregullsitë e mundshme.

Fajtor kryesor për dështimin dhe pasojat e dëmshme të regjistrimit për shqiptarët do të jetë BDI, e cila për shkak të servilitetit dhe mosdijes në vazhdimësi i dëmton shqiptarët në Maqedoni.Partia Demokratike Shqiptare me strukturat e veta ka realizuar model regjistrimi në disa vendbanime dhe posedon të dhëna të cilat do të jenë bazë për krahasim me rezultatet që do të shpallen nga organet kompetente për realizimin e regjistrimit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *