Home / Lajme / Maqedoni / Pesëdhjetë fëmijë lypsarë janë mënjanuar nga rrugët në vend

Pesëdhjetë fëmijë lypsarë janë mënjanuar nga rrugët në vend

15 shtator-Numri më i madh i fëmijëve-27, siç njofton ministri, janë mënjanuar nga rrugët e Shkupit, 17 nga Kumanova, nëntë nga Prilepi ku, sipas ministrit, çështja është më serioze. Fillimisht, tha për arsye se ka numër të madh të rasteve, por edhe për atë se numri më i madh i rasteve përsëriten gjegjësisht fëmijët nga disa herë janë lënë në rrugë.

Rreth 50 fëmijë lypsarë janë larguar nga rrugët në vend në kuadër të aksionit të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me MPB-në.

Njëzetë për qind prej tyre janë kthyer në familjet e tyre biologjike, ndërsa të tjerët për të cilët ka pasur rrezik sërish të kthehen në rrugë, akoma janë të vendosur në institucionet përkatëse apo në familjet përkujdesëse. Procedura për marrjen e të drejtës prindërore janë ngritur kundër 50 për qindve të prindërve të fëmijëve. Në 11 raste kundër prindërve janë dorëzuar padi penale për arsye se më shumë herë është përsëritur që fëmijët e tyre të lihen në rrugë dhe të detyrohen të lypin.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristoski, në konferencën e sotme për shtyp duke e vlerësuar aksionin si të suksesshëm, theksoi se gjatë realizimit të saj është përcaktuar se ka sistem të organizuar të keqpërdorimit të punës së fëmijëve dhe se nuk janë involvuar vetëm prindërit.

“Do të bëjmë gjithçka që të arrijmë deri te ata që i organizojnë fëmijët për lypësi. E gjithë situata do të ngjajë si skenar filmik. Nuk do të heqim dorë deri në fund derisa nuk i gjejmë organizatorët dhe gjithsecilin i cili e ka keqpërdorur punën e fëmijëve në këtë mënyrë do të përgjigjet para ligjit”, tha ministri Ristovski.

Numri më i madh i fëmijëve-27, siç njofton ministri, janë mënjanuar nga rrugët e Shkupit, 17 nga Kumanova, nëntë nga Prilepi ku, sipas ministrit, çështja është më serioze. Fillimisht, tha për arsye se ka numër të madh të rasteve, por edhe për atë se numri më i madh i rasteve përsëriten gjegjësisht fëmijët nga disa herë janë lënë në rrugë.

Ministri paralajmëroi se krahas asaj që fëmijët mënjanohen nga rruga, me ta do të punohet që të risocializohen më lehtë dhe të kyçen në procesin arsimor.

Ministri njoftoi se që të zvogëlohet ose shkatërrohet kjo dukuri, krahas aksionit, do të ndihmojë edhe implementimi i projekteve vijuese për inkluzimin e fëmijëve romë në sistemin arsimor, si dhe transferet e kushtëzuara monetare, shfrytëzues të së cilëve, siç tha, në përmasa të mëdha janë fëmijë romë të cilët rregullisht e ndjekin arsimin e mesëm

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *