Home / Sport / Petrolul me Zendelin fiton në transfertë

Petrolul me Zendelin fiton në transfertë

‘Uroj të gjithë për festën e Fitër Bajramit. Zoti u’a pranoftë agjërimin, lutjet dhe ibadetet. Uroj edhe Shkëndijën për fitoren në derbin lokal dhe u dëshiroj të vazhdojnë me këtë ritëm pasi mendoj se meritojnë të jenë të parët, ndërsa edhe ‘Ballistët’ meritojnë të shpërblehen vetëm me fitore’, u shpreh mes tjerash Suad Zendeli.

Paraqitje e suksesshme e portierit shkupjan Suat Zendeli në kampionatin rumun. Në kuadër të javës së 5-të, Petrolul Ploiesti të hënën shënoi fitore 2:0 në fushë të Concrodia Chijana-s, duke u ngjitur në pozitën e 7-të në renditje me 7-të pikë të tubuara. Suat Zendeli ishte 90-të minuta në portë, duke u dalluar me sigurinë e tij mes shtyllave. Duket se dalëngadalë ish-portieri i Shkëndijës kap rritmin në kampionatin rumun dhe arrin të akomodohet me ekipin e tij të ri. Gjatë 90-të minutave Zendeli ndali disa goditje të forta duke mos lejuar të kapitulojë, për të dhënë mundësi që bashkëlojtarët e tij të sulmit me efikasitetin e tyre të kërkojnë tre pikët. Dhe kështu ndodhi pasi Komazec në minutën e 10-të shënoi për epërsi të miqve. Në vazhdim Zendeli u tha ‘JO’ disa sulmeve dhe kansojeve të vendasve për të barazuar, që në minutën e 58-të Negru me një super-gol të sjellë epërsi 2:0, që në fund u tregua e mjaftueshme për të marrë të trija pikët nga kjo transfertë. ‘Paraqitje e mirë dhe tre pikë të reja në saldon tonë. Për mua ishte kjo fitorja e parë me Petrolulin që ndihmon edhe më shumë në ngritjen e vetëbesimit. Skuadra luan mirë, unë gjithnjë e më shumë akomodohem me skuadrën dhe duket se gjërat kanë marrë kahje pozitive. Tani na pret pauza në kampionat për shkak të eliminatoreve për Euro 2012, ndërsa ne do të shfrytëzojmë maksimalisht këtë periudhë për të eliminuar mengësitë e shfaqura në lojë’, deklaroi Suat Zendeli, i cili nuk la pa uruar të gjithë muslimanët. ‘Uroj të gjithë për festën e Fitër Bajramit. Zoti u’a pranoftë agjërimin, lutjet dhe ibadetet. Uroj edhe Shkëndijën për fitoren në derbin lokal dhe u dëshiroj të vazhdojnë me këtë ritëm pasi mendoj se meritojnë të jenë të parët, ndërsa edhe ‘Ballistët’ meritojnë të shpërblehen vetëm me fitore’, tha në fund Zendeli. Petrolul Ploiesti ndeshjen e rradhës e ka si vendas, kur më 12 shtator do të përballet me skuadrën FC Ceahlăul Piatra.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *