Home / Lajme / Maqedoni / Policia paralajmëron motoristët

Policia paralajmëron motoristët

13 shtator-Përndryshe, rasti i fundit i aksidentit me motorë ka ndodhur para dy ditësh në Gostivar, ku shkaku i shpejtësisë një motorist ka përfunduar më lëndime të rënda gjegjësisht është në koma në klinikën e Shkupit.Sa i përket qytetit të tetovës, deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast i cili ka përfunduar tragjikisht.

Bazuar në aksidentet me motorë që kohëve të fundit kanë ndodhur në rrugët e Pollogut, Sektori i Punëve të Brendëshme i Tetovës, sot ka dalë me një kërkesë drejtar motorciklistëve , e të cilët janë në numër të madh rrugëve të Tetovës, që të kenë kujdes gjatë drejtimit të motorcikletave, sidomos në kohën e mbrëmjes .
Nga SPB e Tetovës kërkojnë që të njëjtët të respektojnë rregullat e komunikacionit , të adoptojnë shpejtësinë t`i rregjistrojnë në kohë motorët dhe asesi të mos drejtojnë motorçikletat në gjendje të dehur, shkruan më tej në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendëshme të Tetovës.SPB Tetovë njofton poashtu se për personat që nuk do iu përmbahen rregullave, do gjobiten , me gjoba të cilat kapin vlerë nga 300 deri në 500 euro, ndërsa për mosposedim të kapelës mbrojtëse dënimi është 35 euro.
Përndryshe, rasti i fundit i aksidentit me motorë ka ndodhur para dy ditësh në Gostivar, ku shkaku i shpejtësisë një motorist ka përfunduar më lëndime të rënda gjegjësisht është në koma në klinikën e Shkupit.Sa i përket qytetit të tetovës, deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast i cili ka përfunduar tragjikisht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *