Home / Lajme / Maqedoni / Pollogu pa asnjë stacion filtrues për ujrat e zeza

Pollogu pa asnjë stacion filtrues për ujrat e zeza

21 shtator-Jemi në kontakt me qeverinë Sllovene me qëllim të realizimit të dy stacioneve filtruese apo trajtimit të ujrave të zeza, njëri për komunën e Tearcës dhe tjetri për komunën e Jegunocit sepse relievi i dikton këta dy komuna që mund të kenë një stacion të përbashkët por edhe komuna e Zhelinës dhe Bërvenicës të kenë një stacion tjetër të përbashkët. Këta janë iniciativa dhe fillime dhe pas realizimit të fizibiliti studimeve do të shohim se sa është i arsyeshëm investimi në këto projekte”, tha Ademi

Tetovë, 21 shtator-Realizimi i një projekti për menaxhimin me ujërat e zeza dhe atyre atmosferikë të cilët derdhen në lumin Vardarë, informata me deponinë rregjionale dhe çështje të ambientit jetësor, kanë qenë temë e bisedimeve rë takimit të sotëm në mes të ministrit të mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Abdilaqim Ademi, më kryetarët e komunave të regjionit të Pollogut. Sipas Ministrit Ademi dhe kryetarit të qendrës për zhvillim të rajonit planor Fatmir Izairi, qeveria e Sllovenisë është e interesuarë që të investojë në disa projektë që kanë kanë për qëllim ndërtimin e stacioneve filtruesë për ujrate zeza që derdhen në lumin Vardar.“Ministri Abdilaqim Ademi, gjatë një takimi që kishte me përfaqësues të ambasadës së Sllovenisë, tha se ka interesim nga ana e shtetit slloven që të bëhen investime në ujrat e zeza dhe në menaxhimin e intergruar me ujrat posaçërisht në disa stacione filtruese me ujrat dhe gjatë rrjedhë së lumit Vardar. Duke patur parasysh se ne dhe më herët jemi duke punuar, për iniciativa të këtilla për furnizim me ujë apo projekt rregjional ku paralelisht jemi në vijim e sipër për hapjen e një ankandi publik për studim apo menaxhimit të formës me ujrat e zeza. Takimi ka të bëjë se në cilën formë do të tërheqim këta investime. Të gjithë ujrat e zeza momentalisht derdhen në Lumin Vardar dhe të gjitha ujrat nga Gostivari e deri në Jegunoc për momentin nuk hyjnë në asnjë stacion filtures. Projekte konkrete për stacione filturese nuk ka por kemi kërkesa nga Unioni Evropian dhe nuk them se brenda 6 muajve të zgjidhim këtë problem por brenda 6 viteve duhet ta kemi të zgjidhur”, tha Fatmir Izairi, i cili njëherit është edhe kryetar i komunës së Zhelinës.Ndërsa ministri i Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapsinor Abdylaqim Ademi deklaroi se në sot në këtë takim përpos menaxhimit më ujërat e zeza do të shtjellojmë edhe shumë tema të tjera si problemi me deponitë dhe ujrat të pishëm. “Sot jemi këtu në takim me kryetarët e komunave të Pollogut për të biseduar në lidhje me problemet që kanë të bëjnë në sferën e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Do të diskutojmë edhe për deponinë rregjionale të cilën duhet ta japim ne si ministry në koncesion, për menxhim me mbeturinat që në mënyrë aktive duhet të jenë të kyçura edhe komunat.Ju e dini se pastrimi i ujrave të zeza në komunën e Bogovinës dhe në komunën e Tetovës do të bëhet me mjete të IPA fondeve nga BE-ja, ndërsa tani shqyrtojmë mundësinë për komunën e Tearcës, Jegunocit, Zhelinës dhe Bërvenicës, që edhe këta komuna të kenë edhe kolektorin edhe por edhe stacionin për filtrim të ujrave të zeza të cilët derdhen në lumin Vardar.Jemi në kontakt me qeverinë Sllovene me qëllim të realizimit të dy stacioneve filtruese apo trajtimit të ujrave të zeza, njëri për komunën e Tearcës dhe tjetri për komunën e Jegunocit sepse relievi i dikton këta dy komuna që mund të kenë një stacion të përbashkët por edhe komuna e Zhelinës dhe Bërvenicës të kenë një stacion tjetër të përbashkët. Këta janë iniciativa dhe fillime dhe pas realizimit të fizibiliti studimeve do të shohim se sa është i arsyeshëm investimi në këto projekte”, tha Ademi.Në këtë takim ishin të pranishëm kryetarët e komunave të Bogovinës Zhelinës Tearcës, Bërvenicës dhe Jegunovcës , ndërsa nuk morën pjesë kryetarët e dy komunave më të mëdhaja ai i komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe Gostivarit Rufi Osmani. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *