Home / Lajme / Maqedoni / Problemi me qent akoma prezent

Problemi me qent akoma prezent

9 shtator-Kjo ka bërë që edhe policia e Tetovës të del me një apel për kujdes nga këta qen endacak.” Në rajonin e Pollogut këtyre ditëve sërish mund të vërehet numër i madh i qenve endacak të cilët grumbullohen afër kontanierëve dhe parqet e qytetit. Disa prej tyre gjatë orëve të natës, por edhe gjatë ditës sulmojnë qytetarë dhe kalimtarë të rastit.

Në dymbdhjetë muajt e fundit në rajonin e Tetovës 130 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e kafshimit nga qent endacak.Prezenca e tyre në mënyrë të vazhdueshme mund të vërehet në kullosat dhe trotuaret në bulevardin kryesor Ilinden, Bllagoja Toska, Video Smilevski bato si dhe në kalimet për këmbësorë rreth postës, qendrës për kulturë dhe sheshit të qytetit.Rastet janë të ndryshme. Dy fëmijë janë sulmuar vetëm gjatë kësaj jave. Një nxënëse është kafshuar në bulevardin Video Smilevski Bato, kurse rasti më i ri është në fshatin Tetovë, ku një nxënës dhjetëvjeçar është sulmuar nga një tufë e qenve endacak në këtë fshat, gjatë rrugës kur ai kthehej për në shtëpi. SIpas policisë ndaj nxënësit janë lëshuar një tufë qensh por nuk e kanë kafshuar ndërsa nxënës ka marrë lëndime gjatë rënies në tokë ndërsa me këtë rast ka thyer dy dhëmbë me ç`rast i është dhënë ndihmë e parë në Spitalin Klinik të Tetovës, njoftojnë nga policia e Tetovës.Sipas të dhënave më të reja nga Enti për mbrojtje shëndetësore, gjatë 12 muajve të kaluar, në Tetovë dhe rrethonë 130 qytetarë të moshave të ndryshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të kafshimit nga qent endacak. Autoritetet e këtij institucioni dyshojnë se numri mund të jetë më i madh pasi që ka raste kur edhe nuk kërkohet ndihmë mjekësore.Krahas kafshimeve dhe sulmeve të kalimtarëve, qent endacat shkaktojnë edhe problem tjera.Në ndërkohë, “gjatë vitit të kaluar në rrugën Tetovë-Gostivar, apo në segmentin rrugor nga Saraji deri në Strazhë, gjithsej kanë ndodhur 291 akisdente trafiku, prej të cilëve 125 i kanë shkaktuar kafshët, në shumicën e rasteve qent endacak”, thuhet në një raport të publikuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Nga policia e Tetovës, theksojnë se në këtë rrugë gjithnjë vozitësit drejtojnë makinat e tyre me shpejtësi të madhe ndërsa aksidentet më shumë ndodhin gjatë orëve të natës, pasi që nuk kafshët në këtë kohë dalin në rrugë dhe vështirë hetohen nga vozitësit. Dukuria e qenve endacak një kohë të gjatë është pjesë e përditshmërisë së tetovarëve, të cilët shpesh herë janë edhe në rrezik. Kjo ka bërë që edhe policia e Tetovës të del me një apel për kujdes nga këta qen endacak.” Në rajonin e Pollogut këtyre ditëve sërish mund të vërehet numër i madh i qenve endacak të cilët grumbullohen afër kontanierëve dhe parqet e qytetit. Disa prej tyre gjatë orëve të natës, por edhe gjatë ditës sulmojnë qytetarë dhe kalimtarë të rastit. Duke parë këtë gjendje, SPB-ja e Tetovës, apelon deri tek pronarët e këtyre qenve që të mos i lëshojnë në rrugë pa prani të tyre dhe pa paijsje mbrojtëse me çrast do të pamundësonin lëndimet e personave tjerë. Pronarët të cilët nuk do të respektojnë këto rregullative ligjore do të përballen me dënime prej 100 deri në 400 euro”, thuhet në një apel të Policisë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *