Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen autobusët e rinj të NPQ ‘Shkup’

Promovohen autobusët e rinj të NPQ ‘Shkup’

6 shtator-Me prezantimin e sotëm të autobusëve të NPQ ‘ShkuP’ në mënyrë praktike fillon kremtimi i 20-vjetorit nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, e cila do të vazhdojë me hapjen e aeroportit të renovuar ‘Aleksandri i Madh'”, tha kryeministri Nikolla Gruevski në promovimin e autobusave.

Ndërmarrja publike e qarkullimit “Shkup” sot i promovoi 68 autobusët e rinj dykatëshe nga prodhimi kinez prej të cilëve një panoramik, si dhe 39 autobusë ukrainas me platformë të ulët. Me këtë NPQ “Shkup” ka 140 autobusë me ç’rast është zëvendësuar 50 për qind e parkut vozitës.

Autobusët nga Kina dhe Ukraina janë furnizuar me mjete nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Me prezantimin e sotëm të autobusëve të NPQ ‘ShkuP’ në mënyrë praktike fillon kremtimi i 20-vjetorit nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, e cila do të vazhdojë me hapjen e aeroportit të renovuar ‘Aleksandri i Madh'”, tha kryeministri Nikolla Gruevski në promovimin e autobusave.

Ai theksoi se autobusët dykatësh për të cilët, siç tha, kishte polemika të mëdha se nëse janë të sigurtë ose jo, veçmë janë relitet dhe do të jenë atraksioni kryesor turistik në Shkup.

“Para nesh është imazhi i ri i qarkullimit urban në Shkup, para nesh janë autobusat e rinj prej të cilëve 39 me platformë të ulët. 67 dykatësh me një autobus dykatësh panoramik. Me autobusët veçmë të mbërritur atoë janë gjithsej 149 autobusë ose një gjysmë e parkut vozitës të NPQ-së. Gjatë dy viteve të ardhshme do të mbërrijnë edhe autobusët e tjerë me çka tërësisht do të ripërtërihet parku vozitës të NPQ ‘Shkup'”, tha kryeministri Gruevski.

Ai paralajmëroi se deri në fund të këtij viti për nevojat e NPQ-së do të mbërrijnë edhe 16 mini-busë nga prodhimi kinez, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm edhe 15 autobusë dykatësh panoramik.

Shkupi, siç theksoi, deri para vetëm një viti kishte parkun më të vjetër vozitës nga të gjitha metropolet urbane, por kjo edhe mbetet në histori.

Shkupi do të prezantohet në pamje të re në frymën e viteve të 60-ta nga shekulli i kaluar me tretroautobusë, por të përpunuar sipas teknologjisë më bashkëkohore.

“Qytetarët i merituan autobusët e rinj dhe është dëm që gjatë 20 viteve të kaluara askush nuk ua mundësoi këtë”, theksoi kryeministri Gruevski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski tha se transporti është një prej sektorëve më të rëndësishëm, por edhe fushë e cila duhet çdoherë të avancohet.

“Fuqimisht të vendosur të ndihmojmë në avancimin e trafikut në qytetin e Shkupit vendosëm t’i furnizojmë autobusët e rinj për NPQ ‘Shkup’. Në parkun vozitës të NPQ ‘Shkup’ krahas 68 autobusëve të rinj dykatësh dhe 39 autobusëve me platformë të ulët, veçmë qarkullojnë 41 autobusë me platformë të ulët dhe një autobus i ri dykatësh”, tha ministri Janakieski, dhe shtoi se prej sot qarkullimi për të gjithë qytetarët e Shkupit do të jetë edhe më komod.

Autobusët, theksoi, janë të përpunuar sipas të gjitha teknologjive aktuale botërore dhe kanë informatorët të jashtëm dhe të brendshëm, klima-pajisje, korniza për personat me invaliditet, si dhe motorë ekologjik të cilët do të thonë ndotje më e vogël dhe shpenzim më i vogël i derivateve.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se me furnizimin e autobusave të rinj të NPQ-së po fillon të realizohet premtimi i tij i dhënë në vitin 2009 se qytetarët e Shkupit do ta shfrytëzojnë trafikun publik jo sepse duhet patjetër, por sepse do të duan.

“Me realizimin e projektit për furnizimin e autobusave për NPQ ‘Shkup’ me mjete nga Qeveria do të mbyllet një prej dy problemeve më të rëndësishme të Qytetit të Shkupit – trafiku publik urban”, tha Trajanovski, dhe shtoi se mbetet të zgjidhet edhe pastërtia publike

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *