Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen rezultatet nga monitoringu për furnizime publike të Qendrës për komunikime qytetare

Publikohen rezultatet nga monitoringu për furnizime publike të Qendrës për komunikime qytetare

Shkup, 29 shtator -Njëkohësisht, përmes monitoringut bëhet edhe indeks i racionalitetit në shpenzimin e të hollave publike. ky është viti i tretë prej që publikohet monitorimi dhe indeksi.

Urim Hasipi
Probleme me prishjen e tenderëve, vendosje të kritereve të larta si bazë për diskriminim të firmave dhe rritjes së madhe shqetësuese të firmosjes së marrëveshjeve të drejpërdrejta pa publikimin e shpalljes janë tre problemet kyçe të evidentuara në sferën e furnizimeve publike, të publikuara nga Qendra për komunikime qytetare të cilat sot i prezantoi rezultatet nga monitorimi i rregullt i furnizimeve publike për periudhën janar-qershor të vitit 2011.

Pjesa e procedurave të prishura në numrin e përgjithshëm të tenderëve të realizuar, sipas rezultateve nga monitorimi po bëhet gjithnjë e më i madh. Në periudhën prill, maj dhe qershor çdo i treti tender është prishur.

“Se gjëra marrin tendencë negative, flasin edhe të dhënat nga sistemi elektronik për furnizime publike, ku nga numri i përgjithshëm i tenderëve të shpallur në gjashtë muaj e vitit 2011 kemi pjesë të procedurave të prishuraprej madje 21,34 për qind që është pjesa më e madhe e procedurave të prishura nga viti 2009 deri më sot. Duke pasur parasysh atë se në listën e tenderëve të prishur shpesh herë ndodhen tenderë të mëdhenj në të cilat marrin pjesë një numër i madh i firmave, padyshim, në mjedisin afarist krijohet klimë se në fakt prishjet keqpërdoren në ato raste kur nuk mund të favorizohet prej më parë firmë e përcaktuar”, tha Sabina Fakiq, udhëheqëse e projektit.

Sipas saj, kriteret për pjesëmarrje në tenderi shpesh vendosen aq lartë nuk u përgjigjen madhësisë dhe kompleksivitetit të tenderëve dhe paraqesin bazë për diskriminim të firmave dhe zvogëlim të konkurrencës. Si shembull, theksoi Fakiq, për firmosje të marrëveshjes për furnizim publik prej 80.000 euro, nga firmat është kërkuar të ketë tre vjet me radhë më parë të ardhura të përgjithshme prej 25 milionë euro.

“Problemi i tretë është me marrëveshjet e drejtpërdrejta pa publikim të shpalljes. Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2011 janë firmosur marrëveshje pa publikim të shpalljes në vlerë prej 12,3 milionë euro, që është për 114 për qind më shumë nga e njejta periudhë vitin e kaluar. Duke pasur parasysh mungesën e transparencës në këtë procedurë, është tejet e qartë se lë hapësirë për vendosje subjektive dhe bazë për zgjerim të praktikave korruptuese të furnizimeve publike”, shtoi Fakiq.

Problemet kryesore me të cilat ballafaqohen firmat, sipas anketës së Qendrës të realizuar midis një numri më të madh të firmave, janë dokumentacione për tenderë të përpunuara në mënyrë të paqartë, zbatimi i kritereve joadekuate për zgjedhje të ofertës më të volitshme, probleme në pagesën e kërkesave, vlerësim jo i rregullt i ofertave dhe favorizim i ofertuesve të caktuar.

Njëkohësisht, përmes monitoringut bëhet edhe indeks i racionalitetit në shpenzimin e të hollave publike. ky është viti i tretë prej që publikohet monitorimi dhe indeksi.

“Në indeksin e racionalitetit zgjedhin 5-6 prodhime të cilat institucione të ndryshme i blejnë dhe i krahasojmë çmimet. Në këtë indeks, i vendosëm prodhimet të cilat më së shpeshti furnizohen nga institucionet shëndetësore. Bëhet fjalë për sisteme për transfuzion dhe infuzion, shiringa, vatë, flasterë pëlhure dhe kaliko fashë. Dallimet në çmime janë prej 22 deri 450 për qind. Kjo tregon se në institucionet shtetërore të Maqedonisë ka hapësirë të gjërë për ulje të çmimeve, gjegjësisht për shpenzim më racional të të hollave publike”, tha German Fillkov nga Qendra për komunikime qytetare.

Ai konsideron se institucionet shtetërore duhet t’i përgadisin tenderët e tyre shumë më mirë, më shumë ta hulumtojnë tregun para se t’i përbëjnë dokumentacionet dhe më shumë të komunikojnë mes vete, për shkak të shpenzimit më racional të të hollave publike

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *