Home / Lajme / Maqedoni / Punëtori për inovacion dhe rregullativë ligjore për zhvillim të qëndrueshëm

Punëtori për inovacion dhe rregullativë ligjore për zhvillim të qëndrueshëm

29 shtator-Punëtoria zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Territor dhe Det të Republikës së Italisë.

Bashkëpunimi midis dy ministrive filloi në vitin 2005, me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim në sferën e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror Abdilaqim Ademi, ambasadori i Italisë Fabio Kristiani dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Zamir Dika të enjten kanë marrë pjesë në hapjen e punëtorisë “Inovacion dhe rregullativë ligjore për zhvillim të qëndrueshëm”. Me këtë rast ata kanë lëshuar në përdorim objektin i cili do të furnizohet me energji diellore dhe më pas do të prodhojë energji elektrike për nevojat e institutit të ambientit jetësor dhe shëndetit. Me këtë rast drejtori i këtij instituti Murtezan Ismaili, thotë se qëllimi i këtij projekti është që sa më pak të ndotet amibenti.” Bëhet fjalë për objekt me paijsje elektronike të fjalës së fundit të teknologjisë për prodhimin e energjsië alternative dhe do të furnizohet me energji elektrike nga dielli dhe nga pompat gjeotermale.Për momentin nuk i plotësojmë të gjitha kushtet për shkak të kostos së lartë projektit nuk i plotësojmë të gjitha nevojat e ndërtesës por e mira e kësaj është se kemi bërë një teknikë e cila mund të mbindërtohet dhe avancohet dhe për të bërë një teknik për të matur beneficionet e këaj teknologjie dhe për të krahasuar me ndërtesat tjera klasike që nuk i kanë këto paisje”, tha Murtezani.Për rektorin e UEJL-së Zamir Dika dhe ministrin e ambientit jetësor dhe planifkimit hapësinor Abdilaqim Ademi, projekti ka për qëllim që të masa të larta për efikasitetin energjetik dhe teknologjisë për riparimin e energjive elektrike në UEJL, më qëllim që të realizohet një Kampus me emision të ulta përmes implementimit të Planit Nacional Klimaterik. “Më vjen mirë që sot jam këtu në UEJL, për të prezantuar projektin e suksesshëm që kemi filluar para disa vitesh me Ministrinë e ambientit të Italisë, dhe UEJL-së por edhe për të promovuar objektin e parë ekologjik, i cili është i vendosur pikërisht në UEJL. Kjo dëshmon se bashskëpunimi mes Ministrisë së Ekologjisë të Maqedonisë, me atë të Italisë, dhe UEJL-së si partner i yni, ka rezultuar me sukses dhe kjo paraqet një bazë për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin jo vetëm me Ministrinë e Ekologjisë dhe UEJL, por edhe me partnerët tanë të tjerë. Këto projekte japin kontributin e tyre të drejtpërdrejtë edhe në zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshëm në ambientin tonë pro edhe planin nacional për ndryshimet klimaterike që ne si qeveri e kemi miratuar dhe si shtet jemi obliguar që ta implementojmë deri në fund”, tha Ademi. Rektori Dika shprehet se ndërtesa do të jetë në shërbim të të gjithëve.“Kjo është një ditë e veçantë pasi promovojmë një projekt të bashkëpunimit të suksesshëm të dy ministrive të dy shteteve të republikës së Maqedonisë dhe Italisë. Përveç se do të promovojmë përfundimin e një projekti të suksesshëm nme ndërtesën intelegjente apo ndërtesën e parë ekologjike me një system të integruar të monitorimit të efikasitetit energjetik për mua është shumë me rëndësi që gjatë këtyre tre vieteve të bashkëpunimit me kompanitë italiane që e kanë realizuar projektin ne kemi integruar në jetën tonë akademike dhe në institutin tonë për mjedis ekspertizën e nevojshme dhe kemi ngritur kapacitete që tani më ne jemi të gatshëm që këtë projekt ta promovojnë edhe në aspekt nacional dhe rajonal se si dhe këto kapacitete do ti vëmë në shërbim të Ministrisë përmes planit nacional klimaterik”, tha Dika.

Ambasadori i Italisë Fabio Kristiani tha se bashkëpunimi me institucionet e Maqedonisë në këtë drejtim është në nivel të lartë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Është kënaqësi që të marr pjesë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm që është realizuar me mjete të Italisë edhe atë piëkrisht në sferën e energjisë dhe ambientit jetësor. Ky projekt jep mesazh për gjeneratat e reja që studiojnë në këtë universitet dhe vlerësoj se paraqet një shenjë e mirë e bashkëpunimit mes Italsië dhe Maqedonisë” tha Ambasadori italian në Maqedoni.Sipas tij, qëllimi afatgjat i projektit është që sa më shumë të zvoglohet shfrytëzimi i energjisë elektrike dhe të rritet përdorimi i burimeve të tjera alternative.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *