Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët dëshirojnë të bashkëpunojnë me policinë

Qytetarët dëshirojnë të bashkëpunojnë me policinë

21 shtator-Rreh 70 përqind e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht se në raste të veçanta do të ndihmonin policinë, edhe atë jo vetëm në raste kur janë të sulmuar, por edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shoqëri.Ky është viti i tretë që ky projekt realizohet edhe në Tetovë ehd enë Gostivar, gjatë muajve të verës, kur edhe ndodhin shumica e vjedhjeve, sidomos në banesat dhe shtëpitë kur pronarët janë në pushime.

Tetovë,-Në kuadër të projektit edukativo-informativ,”mbrojtja preventive nga plaçkitjet në shtëpi dhe banesa”, Sektori për punë të Brendëshme në Tetovë, gjatë muajit të kaluar ka realizuar një anketë në rajonin e Pollogut, ku janë përfshirë 500 qytetarë, shumica meshkujt të përkatësisë së ndryshme etnike, moshës, arsimit shumica prej tyre kryefamijarë. Në aketë, e realizuar në ekzemplar të rastësishëm, më shumë se gjysma e të anketuarve janë shprehur se sigurinë kur e lëshojnë shtëpinë për një kohë më gjatë ia lënë në dorëzim më të afërmëve ose policisë. Po aq janë shprehur se mendojnë që në të ardhmen të furnizohen me kamera, alarme dhe pajisje tjetër mbrojtëse, ndërsa 30 përqind janë shprehur se sendet me vlerë i mbajnë në vende të veçanta.Gjashtëdhjetë përqind e të anketuarve kanë theksuar se dëshirojnë një prezencë më të madhe të policisë në vendet ku jetojnë, duke treguar një besim ndaj organeve të policisë.Rreh 70 përqind e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht se në raste të veçanta do të ndihmonin policinë, edhe atë jo vetëm në raste kur janë të sulmuar, por edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shoqëri.Ky është viti i tretë që ky projekt realizohet edhe në Tetovë ehd enë Gostivar, gjatë muajve të verës, kur edhe ndodhin shumica e vjedhjeve, sidomos në banesat dhe shtëpitë kur pronarët janë në pushime.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *