Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët në Maqedoni kanë njohuri të pakta për mbrojtjen nga diskriminimi

Qytetarët në Maqedoni kanë njohuri të pakta për mbrojtjen nga diskriminimi

26 shtator-Ai theksoi se në Maqedoni duhet të zhvillohet aksion global për afrimin e qytetarëve deri te dispozitat, gjegjësisht të kuptojnë se çka do të thotë diskriminim dhe në cilat forma mund të paraqitet. “Bëhet fjalë për procese të cilat zgjasin më gjatë, por ne si instrumente për mbrojtje nuk duhet të ndalemi, por duhet të zhvillojmë aktivitete të përbashkëta të cilat do të na ndihmojnë për luftë më të suksesshme për çrrënjësim të këtij fenomeni”, shtoi Avokati i Popullit.

Një numër i vogël i qytetarëve në Republikën e Maqedonisë kanë njohuri për mbrojtjen nga diskriminimi, dhe për këtë arsye nevojitet edukimi i tyre, si dhe përforcimi i instrumenteve për mbrojtjen nga kjo dukuri.

Këtë e theksoi Avokati i Popullit Ixhet Memeti në tryezën e sotme të rrumbullakët me temë “Bashkëpunimi ndërinstitucional i trupave të angazhuar për mbrojtje nga diskriminimi dhe ndjekja e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë”.

Në Maqedoni, siç tha Memeti, ka të vendosur rregullativë dhe instrumente juridike për mbrojtjen nga diskriminimi, por më e rëndësishme është se sa kjo rregullativë kënaq dhe sa instrumentet për mbrojtje arrijnë t’u ndihmojnë njerëzve në realizimin e të drejtave të tyre në qoftë se ata eventualisht diskriminohen në njëfarë mënyrë.

“Nevojitet përforcim nga çdo aspekt duke filluar nga ai kadrovik, material dhe financiar që të mund të promovohet puna jonë lidhur me diskriminimin, ndërsa me këtë do të inkurajohen qytetarët të kërkojnë mbrojtje nga institucionet”, theksoi Memeti.

Ai shtoi se deri te Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë çdo vit mbërrijnë prej 20 deri 25 parashtresa të qytetarëce të cilët kërkojnë të mbrohen nga diskriminimi në bazë të ndryshme, si në bazë të gjinisë, fesë, gjuhës…

A”Si institucion disa kemi konstatuam konfirmim të së drejtës të qytetarëve në bazë të doskriminimit”, tha Memeti dhe shtoi se qytetarët kënaqen kur do ta realizojnë të drejtën.

Ai theksoi se në Maqedoni duhet të zhvillohet aksion global për afrimin e qytetarëve deri te dispozitat, gjegjësisht të kuptojnë se çka do të thotë diskriminim dhe në cilat forma mund të paraqitet. “Bëhet fjalë për procese të cilat zgjasin më gjatë, por ne si instrumente për mbrojtje nuk duhet të ndalemi, por duhet të zhvillojmë aktivitete të përbashkëta të cilat do të na ndihmojnë për luftë më të suksesshme për çrrënjësim të këtij fenomeni”, shtoi Avokati i Popullit.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjitha institucionet të cilat në një mënyrë ose tjetër kryejnë mbrojtje të drejtpërdrejt ose indirekte nga diskriminimi ta zhvillojnë dialogun e ndërsjellë për luftë më të suksesshme kundër kësaj dukurie.

Duke folur për Ligjin e ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, kryetari i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi Dushko Minovski theksoi se deri te ata kanë dorëzuar 38 parashtresa nga qytetarët.

Ai theksoi se problemi me diskriminimin zgjidhet edhe përmes rrugës së ndërmjetësimit. “Shpesh diskriminatorët na thonë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se me veprimin e tyre bëjnë diskriminim dhe se këtë mund ta përmirësojnë”, shtoi Minovski.

Forumi është në organizim të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Agjencia suedeze ndërkombëtare për zhvillim – SIDA

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *