Home / Lajme / Rajon / Rama: PS do të jetë e pranishme në Kuvend

Rama: PS do të jetë e pranishme në Kuvend

5 shtator-Ne jemi gati për këto rekomandime, por kërkohet angazhimi i të dy palëve. Ne jemi gati të japim kontributin tonë nëse ka vullnet nga pala tjetër”, nënvizoi Rama, duke shtuar se PS do të vërë në zbatim paktin me qytetarët

Partia Socialiste do të jetë sot në Kuvend, si dhe në çdo seancë tjetër parlamentare”, tha të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kreu i opozitës theksoi se, “PS do të jetë e pranishme në çdo seancë dhe do të fokusohet tek 12 prioritetet e Bashkimit Europian”.

Rama tha se, opozita do të votojë ligjet e rëndësishme në Kuvend, por nuk do të votojë ato ligje që përdoren për makiazhe dhe për të hedhur hi syve.

Kreu i PS-së kërkoi që Presidenti i vendit t’i dalë në mbrojtje Kushtetutës. Rama ka bërë të ditur se, PS është e vendosur të votojë të gjitha kandidaturat e Presidentit.

Gjithashtu, lideri i PS-së shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

“Ne jemi gati për këto rekomandime, por kërkohet angazhimi i të dy palëve. Ne jemi gati të japim kontributin tonë nëse ka vullnet nga pala tjetër”, nënvizoi Rama, duke shtuar se PS do të vërë në zbatim paktin me qytetarët.

Ai tha se, “nuk do të falim asnjë shkelës të ligjit”

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *