Home / Lajme / Botë / Raporti i Bankës Botërore dhe IFC-së – Gratë akoma po përballen me pengesa juridike dhe rregulaltore për pjesëmarrje në ekonomi

Raporti i Bankës Botërore dhe IFC-së – Gratë akoma po përballen me pengesa juridike dhe rregulaltore për pjesëmarrje në ekonomi

27 shtator-“Konkurrenca dhe produktiviteti në shumë raste janë të lidhura me shpërndarjen efikase të resurseve, duke i përfshirë resurset njerëzore”, tha Augusto Lopez – Klaros, drejtor për indikatorë dhe analiza globale, në Grupacionin e Bankës botërore.

Gratë në botë akoma po përballen me pengesa juridike dhe rregullatore për pjesëmarrje të tyre të plotë në ekonomi, thekson raporti i ri, të cilin sot e publikuan Banka Botëore dhe IFC.

Në Raportin “Gratë, Biznesi dhe e Drejta 2012: Mënjanimi i pengesave drejt kyçjes ekonomike” qëndron se edhe pse në 36 ekonomi janë zvogëluar dallimet juridike ndërmjet burrave dhe grave, 103 ekonomi nga 141 sa ishin lëndë hulumtimi edhe më tej imponojnë dallime juridike në bazë të përkatësisë gjinore në së paku një nga indikatorët kryesor në Raport. Raporti, gjithashtu, njeh 41 reforma juridike dhe rregullatore të zbatuara ndërmjet qershorit të vitit 2009 dhe marsit të vitit 2011, të cilat mund t’i rrisin mundësitë ekonomike për gratë.

Në nivel global, gratë paraqesin 49,6 për qind të popullatës, por vetëm 40,8 për qind e fuqisë punëtore në sektorin formal. Kjo mospërputhje mund të sqarohet me dallimet juridike ndërmjet burrave dhe grave. Raporti tregon se ekonomitë, nëtë cilat ligjet bëjnë dallime më të mëdha ndërmjet burrave dhe grave, kanë mesatarisht, pjesëmarje më të vogël të grave në sektorin formal.

“Konkurrenca dhe produktiviteti në shumë raste janë të lidhura me shpërndarjen efikase të resurseve, duke i përfshirë resurset njerëzore”, tha Augusto Lopez – Klaros, drejtor për indikatorë dhe analiza globale, në Grupacionin e Bankës botërore.

Raporti i mat edhe gjërat siç janë mundësitë e gruas për të arritur marrëveshje, udhëtime jashtë vendit, menaxhim me pronën, dhe të bashkëpunojë me organet publike të pushtetit dje sektorit privat. Në të gjitha ekonomitë, gratë e martuara përballen gjithnjë me më tepër dallime juridike se sa ato që nuk janë të martuara. Në 23 ekonomi, gratë e martuara nuk munden, sipas ligjit, të zgjedhin se ku do të jetojnë, ndërsa në 29 ekonomi, sipas ligjit, ato nuk mund të njihen si bartëse të amvisërisë.

Secili rajon përfshin ekonomi me rregulla të pabarabarta për burrat dhe gratë, edhe pse lidhur me shkallën e pabarazisë ekzistojnë dallime të mëdha. Mesatarisht, dallimet janë mët ë vogla në ekonomitë me zhvillim të lartë se sa me zhvillim të mesëm dhe të ulët. Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore kanë më së shumti dallime juridike ndërmjt burrave dhe grave, e pas tyre vijojnë Azia Jugore dhe Afrika. Në Afrikë, përjashtim bën Kenia, e cila globalisht është lidere me më së shumti reforma të zbatuara për barazinë gjinore në dy vitet e fundit. Në nivel rajonal, përmirësime më të mëdha në barazinë gjinore janë realizuar në Amerikën Latine dhe Karaibet, Evropë dhe Azinë Qendrore.

Ekonomitë e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore nuk imponojnë kufizime të shumta ligjore të grave. Asnjëra nga këto konomi nuk e kufizon mundësinë e gruas për të kontraktuar marrëveshje, të hapë llogari bankare, të udhëtojë jashtë vendit apo të menaxhojë me pronën. Në këto ekonomi dallimi ndërmjet gjinive bëhet vetëm në rregullat juridike dhe të punës. Megjithatë, kufiri i ndryshëm i moshës për pensionim për burrat dhe gratë ekziston pothuajse në tërë rajonin. Nga 23 ekonomi të rajonit, vetëm Armenia, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Lituania nuk kanë kufi të ndryshëm të moshës për burrat dhe gratë. Në këtë rajon gjithashtu ekziston mundësia mëe madhe për qasje më të mirë deri tek jurisprudenca nëpër gjykata për kërkesë të vlerave të vogla dhe qasje më e mirë deri tek kreditimi, përmes byrove dhe regjistrave kreditor të cilët kanë mbulesë më të madhe, në këtë rajon, ku jeton përqindje më e vogël – 0,1% e popullatës së rritur, vetëm Taxhikistani nuk ka byro kreditore, përkatësisht regjistër kreditor.

Në shtatë ekonomi të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, përkatësisht në Shqipëri, Azerbejxhan, Bjellorusi, Bullgari, Letoni, Moldavi dhe Rumani, gjatë një viti e gjysmë të fundit janë zbatuar ndryshime të cilat kanë ndikuar në treguesit nga raporti “Gratë, biznesi dhe e drejta”.

Në kuadër të projektit është bërë edhe matja se në çfarë mënyrerregullat dhe institucionet bëjknë dallim ndërmjet grave dhe burrave ashtu që kjo mund të ndikojë në nxitjen dhe aftësinë e grruas për të punuar, përkatësisht të themelojnë dhe udhëheqin kompani të tyre. Në kuadër të projekit “Gratë, biznesi dhe e drejt” është kryer matje objektive e këtyre dallimeve ligjore ndërmjet gjinive në 141 ekonomi në botë, që përfshiu gjashtl sfera: qasjen deri tek institucionet, shfrytëzimin e pronës, punësimin, marrjen e nxitjes për punë, debitim dhe qasje deri tek jurisprudenca. Edhe pse projekti jep pasqyrë të qartë për dallimet e caktuara me ligj, ai paraqet shfaqje të thjeshtë të gjendjes me të cilën matet vetëm diferencimi ligjor ndërmjet gjinive. Ai nuk i pasqyron dalliemt ndërmjet gjinive në vëllim të tërësishëm e as nuk e cek rëndësinë relative në seciliin nga aspektet e përpunuara.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *