Home / Lajme / Maqedoni / Raporti i tetorit i KE-së varet nga Shkupi

Raporti i tetorit i KE-së varet nga Shkupi

16 shtator-Kjo është deklaruar sot nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Riçard Hauit, i cili megjithatë në bazë personale dëshiron që të ketë raport pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Raporti i progresit i KE-së për Maqedoninë do të varet nga punët që janë kryer në Maqedoni dhe nga raportet me Greqinë.

Kjo është deklaruar sot nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Riçard Hauit, i cili megjithatë në bazë personale dëshiron që të ketë raport pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Hauit ka theksuar se do të angazhohet për takime private me zyrtarë në Bruksel, Strasburg, Athinë dhe Shkup për të zgjidhur kontestin e emrit.

“Unë pres përparime në të gjitha sferat duke u nisur nga aspiratat që i ka vendi për t`iu bashkëngjitur BE-së. Ky është një proces i rëndë. Ajo që do ta them gjatë qëndrimit tim në Shkup është se për shumë aspekte duhet të bëhet punë dhe përparime si në reformat në administratën publike, reformat ekonomike, standardet e ambientit jetësor, gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, etj.

Sipas tij, nëse raporti do të tejkalojë apo lë prapa Maqedoninë, atëherë kjo do të rrezikojë progresin në këtë vend. “Në rast se do të ndodhë që Serbia dhe Kosova të tejkalojnë Maqedoninë, atëherë ky vend që ka rekomandim për fillimin e negociatave do të vlerësohet si dështim”, theksoi Hauit.

Raportuesi i PE-së për Maqedoninë paralajmëroi se në fund të javës pritet të mbërrijë për vizitë në Maqedoni, për takime gjatë javës së ardhshme me faktorët politik, qytetarët, OJQ-të, bizneset për të grumbulluar informacione për vendin

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *