Home / Lajme / Maqedoni / Raportuesi i PE-së për Maqedoninë për vizitë në Shkup

Raportuesi i PE-së për Maqedoninë për vizitë në Shkup

10 shtator-“Administrata publike, liria e mediave dhe shkatërrimi i korrupsionit janë probleme të të gjitha shteteve të cilat aplikojnë për hyrje në Union”, thekson Hovit.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Riçard Hovit sot dhe nesër në Shkup në takime me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Hovit do të takohet me shefin e shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski dhe me kryeministrin Nikollla Gruevskin, si dhe me përfaqësues të partive të mëdha politike, biznesmenë dhe organizata joqeveritare.

Vizita e Hovitit në Shkup është në prag të debatit në Europarlamentin dhe publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë.

Ai është optimist se edhe sivjet Maqedonia do të marrë rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Optimizmi, siç thotë ai , e themelon në zgjedhjet e parakohshme të zbatuara parlamentare, në transparencën e procesit zgjedhor dhe për progresin demokratik në shtet. Programi i ri qeveritar premton hapërim nga gjendja e tanishme edhe pse, sipas tij, ekzistojnë sfera në të cilat duhet edhe më tej të punohet.

“Administrata publike, liria e mediave dhe shkatërrimi i korrupsionit janë probleme të të gjitha shteteve të cilat aplikojnë për hyrje në Union”, thekson Hovit.

Megjithatë, kontesti për emrin mbetet problem krucial për fillimin e negociatave, konsideron Hovit, por në këtë rast duke mos sqaruar pse Bashkimi Evropian edhe krahas të drejtës evropiane, lejon që problemi bilateral me Greqinë që të ketë ndikim ndaj politikës së Unionit.

Hovit thotë se do ta shfrytëzojë tërë ndikimin e tij politik, por edhe privat që të dyja palët. Maqedonia dhe Greqia, të gjejnë kompromis për këtë çështje

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *