Home / Lajme / Maqedoni / REGJISTRIMI NË KRIZË, dorëhiqen anëtarët shqiptarë dhe turq nga KSHR

REGJISTRIMI NË KRIZË, dorëhiqen anëtarët shqiptarë dhe turq nga KSHR

30 shtator-Një anëtarë i KSHR-së theksoi për INA se në këtë mbledhje do të ketë zgjidhje definitive lidhur me regjistrimin. “Ose do të shkojmë me regjistrimin që nesër sipas afatit të paraparë, nëse vlerësojmë se kemi arritur deri diku me përgaditjet teknike, organizative dhe operative. Por, edhe mund të ndodhë shtyerja e procesit, megjithatë kjo vështirë të ndodhë”, theksoi anëtari i KSHR-së

Një ditë para fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, anëtarët shqiptarë dhe turq të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR) kanë dhënë dorëheqje.

Dorëheqjet e tyre pasuan vetëm disa orë pas dorëheqjes së nënkryetarit të KSHR, prof.dr. Abdilmenaf Bexheti, i cili mbrëmë përmes një letre publike arsyetoi edhe vendimin e ndërmarrë.

“Dorëheqja vjen pas dështimit të të gjitha përpjekjeve për të normalizuar procesin e regjistrimit. Të gjitha përpjekjet tona për bashkërenditje në këtë proces me palën tjetër nuk kanë dhënë rezultatet e duhura. Nuk janë realizuar përgatitjet e duhura teknike, organizative dhe operative dhe nga kjo duke u nisur nga rreziqet e mëdha që do të dalin nga rrethanat e krijuara, jap dorëheqje nga ky funksion”, deklaroi nënkryetari i KSHR-së, Abdilmenaf Bexheti.

Ai ka sqaruar në deklaratën me shkrim se nuk dëshiron që të elaboroj më thellë arsyet e veprimit të tij të dorëheqjes për të mos krijuar huti në opinion.

Pas dorëheqjes së nënkryetarit të KSHR-së dorëheqje dhanë edhe anëtarët e tjerë shqiptarë të këtij komisioni, por edhe tre anëtarët turq.

Me këto dorëheqje është vënë në rrezik procesi i regjistrimit të popullësisë në Maqedoni, i caktuar prej 1 deri më 15 tetor.
Komisioni Shtetëror i Regjistrimit sot pasdite do të vendos lidhur me procesin e regjistrimit dhe paqartësitë e krijuara.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, KSHR (KRSH) fillon mbledhjen në ora 17.00 dhe se pritet pjesëmarrja e të gjithë anëtarëve, ku do të diskutohen paqartësitë e fundit dhe përgaditjet lidhur me regjistrimin, një ditë para nisjes së këtij operacioni.

KSHR është e mundur që të shtrojë edhe çështjen e dorëheqjeve të fundit pranë KSHR nga ana e nënkryetarit Abdulmenaf Bexheti dhe anëtarëve të tjerë. Por, burime pranë këtij komisioni theksuan se edhe këto çështje do të qartësohen dhe do të arrihen solucionet për të pasur një proces të regjistrimit me mbarëvajtje pozitive.

Një anëtarë i KSHR-së theksoi për INA se në këtë mbledhje do të ketë zgjidhje definitive lidhur me regjistrimin. “Ose do të shkojmë me regjistrimin që nesër sipas afatit të paraparë, nëse vlerësojmë se kemi arritur deri diku me përgaditjet teknike, organizative dhe operative. Por, edhe mund të ndodhë shtyerja e procesit, megjithatë kjo vështirë të ndodhë”, theksoi anëtari i KSHR-së.

Në këtë mbledhje pritet të marrë pjesë edhe nënkryetari Bexheti, i cili dje përmes mediave konfirmoi dorëheqjen e tij. Anëtarët turq do të marrin pjesë në mbledhjen e paraparë, edhe pse u theksua se edhe ata ishin përfshirë në valën e dorëheqjeve.

Mbledhja do të mbahet deri në orët e vona të natës dhe se do të shqyrtohen të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë lidhur me regjistruesit sipas për qindjes së popullsisë dhe stafeve tjera si instruktorë dhe këshilla të KSHR-së nëpër rajone.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni është caktuar prej 1 deri më 15 tetor. Paralelisht nesër regjistrimet e popullsisë mbahen edhe në Shqipëri dhe Serbi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *