Home / Sport / Rexhepi: ‘Të dielën duam fitore bindëse’

Rexhepi: ‘Të dielën duam fitore bindëse’

‘Shkëndija përfundimisht është duke hyrë në formën e duhur dhe këtë pres ta dëshmojmë edhe të dielën kundër Ohrit. Pauzën e kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht për të eliminuar mangësitë në lojë, ndërsa zhvilluam edhe tre takime kontrolluese në të cilat stafi teknik sigurisht ka arritur të nxjerë atë që kishte planifikuar. Kundër Ohrit pres lojë cilësore dhe fitore bindëse, për të vazhuar serinë pozitive dhe për të kënaqur tifozerinë tonë të zjartë, që në cdo ndeshje janë lojtari jonë i 12-të’, u shpreh mesfushori i Shkëndijës Elmedin Rexhepi.

Pas pauzës dy javore për shkak të eliminatoreve për Euro 2012, skuadra e Shkëndijës është duke numëruar ditët e fundit para sifdës me Ohrin.’Kuqezinjtë’ pas fillimit të dobët të kampionatit, duket se kanë gjetur rritmin e duhur dhe këtë gjë do të duhet ta dëshmojnë të dielën, kur në Tetovë presin anëtarin e ri të Ligës së Parë, ‘Ohrid 2004’. ‘Shkëndija përfundimisht është duke hyrë në formën e duhur dhe këtë pres ta dëshmojmë edhe të dielën kundër Ohrit. Pauzën e kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht për të eliminuar mangësitë në lojë, ndërsa zhvilluam edhe tre takime kontrolluese në të cilat stafi teknik sigurisht ka arritur të nxjerë atë që kishte planifikuar. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, kështu që kemi të gjitha parametrat për të vazhduar ecurinë positive’, u shpreh mesfushori i Shkëndijës Elmedin Rexhepi, i cili u regjistrua në listën e golashënuesve në miqësoren e fundit me Korabin (fitore 8:0), deri sa më herët Shkëndija mundi Gostivarin 2:1 dhe humbi nga Rufeja-M 0:1. Sipas Rexhepit, skuadra tetovare të dielën është favorit absolut përballë Ohrit dhe cdo gjë tjetër, përvec fitores bindëse të Shkëndijës do të ishte befasi e madhe. ‘Pa dashur të nëncmoj askënd, pasi ne respektojmë cdo kundërshtar,mirëpo mendoj se Ohri nuk është në nivelin tonë. Përsëris kemi respekt për Ohrin, njëjtë si për cdo skuadër tjetër, mirëpo realisht ne kemi ekip shumë më kualitativ dhe nuk besoj që të dielën të kemi kurfarë problemi për të marë tre pikët. Pa keqkuptime, nuk mendoj se do jetë lehtë dhe ne normal që duhet të kemi seriozitet dhe angazhim maksimal, mirëpo nëse ne luajmë si dimë, atëherë Ohri nuk do ketë kurfarë gjase në Tetovë. Pres lojë cilësore dhe fitore bindëse, për të vazhuar serinë pozitive dhe për të kënaqur tifozerinë tonë të zjartë, që në cdo ndeshje janë lojtari jonë i 12-të’, shtoi Rexhepi. Shkëndija pasi në fundjavë zhvilloi tre takime kontrolluese, gjatë javës përmes seancave stërvitore ka tempura formën për ndeshjen e të dielës, por edhe për sfidat e ardhshme kampionale. ‘Kuqezinjtë’ synojnë përsëri të jenë në kreun e tabelës dhe për këtë qëllim duhet seri e gjatë fitoresh dhe ndeshje cilësore në kontuinitet. Të vetëdijshëm se puna maksimale ëshë celësi i suksesit, nga tabori i kampionëve janë të bindur se kanë cilësi për të qenë përsëri një prej skuadrave udhëheqëse të kampionatit. ‘Shkëndija ka ekip për kreun e tabelës dhe këtë pres ta dëshmojmë në secilën prej ndeshjeve të ardhshme. Kemi disa ndryshime në formacion, ndërsa kriza që kishim në fillim të sezonit ishte si pasojë e sezonit paraprak të stërngarkuar dhe pushimit të shkurtë në verë, pasi ne menjëherë filluam përgatitjet për kualifikimet në Ligën e Kampionëve. Mirëpo tani më në fund kemi rimarë veten, gjërat kanë hyrë në binarët e duhur dhe nuk shoh arsye përse mos të jemi në pozitat e para, pse jo edhe të mbrojmë titullin e kampionit.Normal është herët për të folur për një gjë të tillë, mirëpo ne mbesim optimistë dhe do të japim gjithcka që të arrijmë sukses sa më të madh’, përfundoi mesfushroi i krahut, Rexhepi. Shkëndija deri të shtunën do të vazhdojë me seancat e rregullta stërvitore, ndërsa të dielën në Tetovë pritet fitorja e rradhës e ‘kuqezinjëve’, kur përballë do të kenë skuadrën e Ohrit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *