Home / Lajme / Maqedoni / Robin O Nil: Maqedonia edhe pas 20 viteve e mbajti identitetin kombëtar

Robin O Nil: Maqedonia edhe pas 20 viteve e mbajti identitetin kombëtar

11 shtator-“Me interes i lexova komentet e fundit të Nimicit dhe pajtohem me të tërësisht. Ka kufijë deri ku ndërmjetësuesi mund të shkojë. Gjithçka që mund të bëjë është t’i elhtësojë kontaktet mes dy palëve dhe atëherë kur të vendosen kontakte të drejtpërdrejta, dialogu mes tyre do të jetë më mirë”, thotë ndërmjetësuesi i parë në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Më kujtohet vizita ime e parë në Shkup në shtator të vitit 1992, një vit pas pavarësisë, kur një pjesë e fqinjëve të Maqedonisë tentonin të dëshmojnë se demokracia e re nuk do të mbijetojë. Por edhe krahas kësaj, Maqedonia mbijetoi dhe e mbajti identitetin kombëtar, tha në intervistë për TVM-në, ambasadori Robin O Nil, ish-ndërmjetësuesi në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai shton se Maqedonia është e vetme nga të gjitha ish-republikat jugosllave, e cila pavarësinë e fitoi pa dhunë dhe deri sot mban paqe në kufijtë e saj, ku jetojnë bashkësi të ndryshme etnike dhe punojnë si partnerë.

Maqedonia, thotë mes tjerash ai, në çdo pikëpamje tregoi se është pjesë e Evropës dhe i takon kulturës dhe demokracisë evropiane.

“Vendi tërësisht është i gatshëm të jetë anëtar i plotëfuqishëm i BE-së dhe NATO-s, dhe me të vërtetë është për keqardhje që vendit nuk iu lejua ta luan atë rol për shkaqe tërësisht jologjike, të cilat përveç Greqisë, nuk i kupton askush tjetër…”, thekson O Nil.

Ai në intervistë flet edhe për kontestin rreth emrit, si dhe për kolegun e tij ndërmjetësuesin Metju Nimic.

“Me interes i lexova komentet e fundit të Nimicit dhe pajtohem me të tërësisht. Ka kufijë deri ku ndërmjetësuesi mund të shkojë. Gjithçka që mund të bëjë është t’i elhtësojë kontaktet mes dy palëve dhe atëherë kur të vendosen kontakte të drejtpërdrejta, dialogu mes tyre do të jetë më mirë”, thotë ndërmjetësuesi i parë në kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas tij, gabim është se në problemin me emrin shikohet vetëm si në çështje që e prek Maqedoninë dhe një nga fqinjët e saj.

“Saktë është se epilogu i fundit ka të bëjë me këto dy vende, por ka rëndësi të madhe për të gjitha vendet në Evropë edhe për ato që janë anëtare të BE-së dhe NATO-s, por edhe për ato që nuk janë”, tha O Nil

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *