Home / Sport / Rufeja-M mundi Shkëndijën! Gostivari dhe Korabi dorëzohen para kampionëve!

Rufeja-M mundi Shkëndijën! Gostivari dhe Korabi dorëzohen para kampionëve!

Ekipi i kombinuar i Shkëndijës të premten ka pësuar disfatë 1:0 nga Rufeha-M. Të shtunën ‘kuqezinjtë’ në Gostivar mundën 2:1 skuadrën vendase, ndërsa të dielën u shkatrua 8:0 Korabi i Dibrës.

Të premten Shkëndija me formacion të kombinuar u mund me rezultatin 1:0 nga anëtari i ri në Ligën e Dytë, KF Rufeja-M. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e fshatit Bërvenicë, autor i golit të vetëm të takimit ishte ish-futbollisti i Shkëndijës, Xhengis Rexhepi. Ndërkohë të shtunën në Gostivar, skuadra vendase edhe pse avansoi në pjeën e parë, në fund u dorëzua përballë kampionëve të Maqedonisë. Shkëndija në pjesën e dytë barazoi me golin e Oliver Peevit, ndërsa në çastet e fundit të takimit, Izair Emini shënoi për fitore të ‘kuqezinjëve’ me rezultat 2:1. Ndërkohë të dielën në stadiumin e fshatit Reçicë, Shkëndija luajti me Korabin e Dibrës, ndaj të cilëve shënoi fitore me rezultatin 8:0. ‘Kuqezinjtë’ ndeshjen e nisën me fomracion rezervë, vetëm me Nikitoviqin dhe Berishën nga formacioni bazë. Mirëpo edhe futbollistët që nisën ndeshjen u treguan të fortë për Korabin, ndërsa spikati i riu Karimani me tre gola të shënuar. Në mesin e pjesës së dytë trajneri Osmani në lojë inkuadroi edhe një pjesë të futbollistëv standard, të cilët vetëm se drejtuan ndeshjen drejt fundit. Vetëm portieri Jovanovski dhe sulmuesi Iseni nuk u inkuadruan fare në lojë, ndërsa Kurtishi u la i lirë për shkak të një lëndimi të lehtë. ‘Kundër Rufesë kishim ekip të kombinuar me shumë futbollistë të rrinjë. Ekipi luajti mirë, por normal mbesim të pakënqur me lojën e disa futbollistëve nga të cilët pritet më shumë. Ndërkohë kundër Gostivarit dhe Korabit luajtëm më mirë, normal me edhe në këto ndeshje kishim shumë zëvendësime. Munguan Buba dhe Meti (Hasani dhe Huseini) të cilët janë të grumbulluar me kombëtaren. Tjerët të gjithë ishin në kombinim dhe treguan angazhim të kënaqshëm, duke dhënë sinjale të qarta se mund të llogarisim në secilin moment në të gjthë futbollistët’, tha Selimi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *