Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmani takon drejtoreshën e Bankës botërore për rajonin EJL dhe Azi

Rufi Osmani takon drejtoreshën e Bankës botërore për rajonin EJL dhe Azi

19 shtator-Duke marrë parasysh faktin se komuna e Gostivarit fitoi rejtingun kreditor nga institucionin kompetent ndërkomabëtar ,,Moodes” , dhe lejimin e kreditit nga Banka botërore në shumë prej 1 miliona euro si rezultat i menaxhimit tepër te suksesshëm të borxhit të trashëguar dhe arkëtimit te rritur te mjeteve buxhetore prej mbi 50% nën udhëheqjen e kryetarit Osmani , tema bosht e debatit ishte si u arit që bëhen të gjitha këto reforma strukturore dhe financiare në një situatë kur kriza e përgjithshme financiare është krizë botërore dhe nacionale.

Kryetari i Komunës së Gostivarit realizoi një takim me drejtoreshën e Bankës botërore për rajonin e Evropës jug-lindore, atë qendrore si dhe rajonin e Azisë, zonjën Jane Armitage si dhe drejtoreshën e Bankës botërore në Maqedoni zonjën Lilia Burunciuc.

Në takim u shtjelluan tema nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me aktualitetet ekonomike, politike në vend dhe në rajon.

Duke marrë parasysh faktin se komuna e Gostivarit fitoi rejtingun kreditor nga institucionin kompetent ndërkomabëtar ,,Moodes” , dhe lejimin e kreditit nga Banka botërore në shumë prej 1 miliona euro si rezultat i menaxhimit tepër te suksesshëm të borxhit të trashëguar dhe arkëtimit te rritur te mjeteve buxhetore prej mbi 50% nën udhëheqjen e kryetarit Osmani , tema bosht e debatit ishte si u arit që bëhen të gjitha këto reforma strukturore dhe financiare në një situatë kur kriza e përgjithshme financiare është krizë botërore dhe nacionale.

“Ndonëse pozita e komunës sonë në fillim të mandati ishte shumë e pavolitshme sidomos në aspektin financiar ku ngarkesë të veçantë na paraqisnin borxhet e trashëguara me një menaxhim tepër të suksesshëm ne kuptim te zvogëlimit drastik te shpenzimeve joproduktive dhe rritjes se te hyrave buxhetore ne te gjitha pozicionet u arit që për 2 vite e gjysmë mandat te kthejmë afërsisht 4 milion euro borxh të trashëguar dhe te realizojmë investime kapitale preje 3 milion euro.

Një veprim i këtillë nënkuptonte rritjen e disiplinës fiskale te qytetaret dhe te kompanive qe si menaxhimin konkret nënkuptonte grumbullim të tatimeve të cilat me dekada nuk ishin arkëtuar dhe për pasoje kjo efektuoi edhe pakënaqësi të pjesërishme te një pjesë e popullatës që nuk ishin mësuar që t’i paguajnë tatimet edhepse tatimet janë obligim ligjor.

Fal këtyre politikave te suksesshme fiskale dhe investive ne arritëm që sot të jemi komuna me tatime më të ulëta në Maqedoni duke ulur tatimin në qarkullim për 33% dhe për vitin 2012 planifikojmë të realizojmë një bum investiv nga burime të brendshme dhe të jashtme . Ne jemi të vetëdijshëm se reformat janë të vështira dhe se ato ngjallin pakënaqësi te një pjesë e popullatës por nuk mundeshim të rijmë duarkryq dhe te lejojmë që komuna jonë të bllokohej dhe të pësonte fatin e shumë komunave që kanë xhirrollogaritë e bllokuara “
Kryetari Osmani i shprehu edhe pikëpamjet e tija në lidhje me gjetjen e mirëfilltë të kompromisit për çështjen e emrit si njërin nga prioritet për eurointegrimet dhe mundësi për dalje nga kriza politike dhe ekonomike ku ndodhet Maqedonia.

Qasja e tij ishte afirmative e jo deklarative sepse për kompromise nevojiten edhe lëshime. Sipas tij në vend nga ana e qeverisë aktuale nuk ka vullnet të mjaftueshëm për gjetjen e kompromisit fakt ky qe u manifestua në mënyre shumë transparente nga koalicioni qeveritar VMRO –BDI gjatë organizimeve për 20 vjetorin e pavarësisë së vendit e artikuluar nga Nikolla Gruveski dhe Ali Ahmeti nëpërmjet qëndrimeve asimetrike te tyre për integrimin e vendit dhe për Marrëveshjen e Ohrit.

Osmani rekomandoi qe faktori ndërkombëtar të bëjë shtypje serioze ndaj faktorëve vendosë në kuptim të afatizimit kohor deri kur duhet që kjo situatë e rrethit vicioz të tejkalohet.

Sa i përket Marrëveshjes kornizë të Ohrit ai njoftoi mysafirët për vërejtjet që i ka në lidhje me përmbajtjen dhe zbatimin e së njëjtës dhe atyre u dorëzoi një studim që i ka te bëje me këtë marrëveshjeje për periudhën 10 vjeçare te zbatimit ne veçanti me theks të veçantë në sferën e decentralizmit fiskal . Konstatimi bazë është se Maqedonia edhe pas 10 viteve te zbatimit te MO është vendi me i centralizuar evropian ne kuptim te financave publike dhe se kjo situatë duhet doemos te tejkalohet .

Mysafirët mbetën shumë të kënaqur nga qëndrimet reformatore që i kishte kryetari Osmani duke u shprehur se pjesa më e madhe e këtyre qëndrimeve janë pjesë e analizave që janë bërë nga ana e ekspertëve të Bankës botërore dhe i dëshiruan sukses në implementimin e projekteve që i ka paraparë komuna e Gostivarit duke i shfrytëzuar mjetet nga krediti i fituar kohë më parë

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *