Home / Sport / Selimi:’Kontrolluese që i’a vlejtën’

Selimi:’Kontrolluese që i’a vlejtën’

Shkëndija e Tetovës për tre ditë ka zhvilluar tre ndeshje kontrolluese, në të cilat stafi teknik ka kontrolluar formën e të gjithë futbollistëve. ‘Kuqezinjtë’ mbesin të kënaqur nga këto takime, ndërsa paralajmërojnë suksese të rradhës në kampionat.

Pauza dy javore në kampionat nga ekipi i Shkëndijës është shfrytëzuar maksimalisht për të zhvilluar ndeshje kontrolluese, në të cilat pos që kishin mundësi të luajnë futbollistët me minutazh të vogël në kampionat, gjithashtu trajneri Osmani provoi taktika dhe kombinime të ndryshme në formacion. Njëkohësisht rëndësi e madhe i’u kushtua eliminimit të lëshimve që u paraqitën në lojën e kampionëve në pesë sfidat e para kampionale. ‘Mendojmë se këto ndeshje ishin një test i mirë për të gjithë futbollistët dhe i’a vlejtën të zhvillohen. Ne si staf teknik nxorëm atë që deshëm dhe tani kemi pasqyër më reale për formën momentale të secilit futbollist. Tre ndeshje për tre ditë ndoshta duken shumë, mirëpo ne qëllimisht zgjodhëm skuadra të Ligës së Dytë, për mos me lodhë futbollistët. Sigurisht se kërkuam angazhim dhe seriozitet nga lojtarët, mirëpo në asnjë moment nuk rritëm intenzitetin e lojës’, u shpreh ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi në lidhje me sfidat kontrolluese me Rufeja-M, Gostivarin dhe Korabin. ‘Në ndeshjen me Rufenë e Miletinës luajtëm me përbërjen e dytë dhe me futbollistë nga ekipi i juniorëve, në përjashtim të dy-tre futbollistëve që kanë patur minutazh në kampionat. Qëllimi ishte që ata që s’kanë luajtur të kenë mundësi të bëjnë këtë, ndërsa njëkohësisht të testojmë formën e tyre dhe të disa futbollistëve nga ekipi i të rrinjëve, të cilët janë potencial për ekipin e parë. Ndërkohë kundër Gostivarit dhe Korabit kishim ndryshime, por kryesisht u provuan kombinime të ekipit që do të luajë në sifdat e ardhshme. Kënaq angazhimi dhe performansa e futbollistëve, ndërsa është më se e qartë se forma e ekipit është në ngjitje e sipër’, tha Selimi, i cili shtoi. ‘Tani brenda javës do të vazhdojmë me seanca të rregullta stërvitore për të qenë të gatshëm për sfidën e të dielës. Ohri ka ekip të rij dhe kualitativ dhe ne nuk do t’i nënçmojmë ata. Përkundrazi me një lojë serioze, kualitative dhe cilësore, do shpresojmë të sjellim fitoren e rradhës, për të përforcuar ekipin në pozitat e para, ndërsa njëkohësisht për të kënqur tifozët tanë të mrekullueshëm’, përfundoi Selimi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *