Home / Lajme / Maqedoni / Sëmundjet kardiovaskulare janë arsyet më të shpeshta për vdekshmërinë në Maqedoni

Sëmundjet kardiovaskulare janë arsyet më të shpeshta për vdekshmërinë në Maqedoni

25 shtator-“Mbi 200 qytetarë e shfrytëzuan mundësinë sot të kontrollohn dhe të informohn për preventivë nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë nga arsyet më të shpeshta për vdekshmërinë në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Todorov.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot në komunën Aerodrom mori pjesë në hepeningun nën moton “Një botë, një shtëpi, një zemër”, ku ekipe të Institutit për shëndet publik kryenin kontrollime preventive të nivelit të sheqerit dhe hmoglobinës në gjak, matjen e shtypjes së gjakut dhe përcaktimin e rrezikut nga trashësia si faktorë për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës.

Ngjarja ishte organizuar në kuadër të shënimit të Ditës botërore të zemrës.

“Mbi 200 qytetarë e shfrytëzuan mundësinë sot të kontrollohn dhe të informohn për preventivë nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë nga arsyet më të shpeshta për vdekshmërinë në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Todorov.

Sipas statistikave të Institutit për shëndet publik, 57 për qind e rasteve të vdekjes në Maqedoni në vitin 2010 janë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Drejtori i Institutit për shëndet publik, Shaban Memeti theksoi se të gjithë duhet të kontribuojmë për zvogëlimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe se Maqedonia i ndjek rekomandimet e Organizatës botërore të Shëndetësisë e aton janë aktivitet fizik, ushqim i mirë, ulje e pirjes së duhanit, ulje e stresit dhe kontrolle të rregullta dhe kontnrolle laboratorike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *