Home / Lajme / Rajon / Serbët planifikojnë sulme me nitroglicerinë?

Serbët planifikojnë sulme me nitroglicerinë?

17 shtator-Sipas burimeve, grupet kriminale këtë material tepër të rrezikshëm kanë ndër mend ta përdorin kundër konvojeve të KFOR-it si dhe atyre të Policisë së Kosovës nëse këta hynë në veri të Mitrovicës.

Dy maune me nitroglicerinë janë fshehur nga grupet kriminale serbe në ish-uzinën ushtarake në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, këto dy maune të premten janë sjellë nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve alternative. Grupet kriminale autobotet i kanë marrë nën kontroll dhe i kanë vendosur në ish–bazën ushtarake të ish–Jugosllavisë ku janë të vendosur edhe mbi 40 serbë të armatosur.

Autobotet kanë targa të qytetit të Pançevës së Serbisë.

Sipas burimeve, grupet kriminale këtë material tepër të rrezikshëm kanë ndër mend ta përdorin kundër konvojeve të KFOR-it si dhe atyre të Policisë së Kosovës nëse këta hynë në veri të Mitrovicës.

Portali “LajmeShqip” ka raportuar dje se pas orës 18:00 është zhvilluar një takim midis kryetarit të të ashtuquajturës Komuna Veriore e Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, dhe kriminelit të njohur të veriut, Zvonko Veselinoviq, për të marrë udhëzime për veprime të mëtejme.

Portali raportonte se autobotet janë fshehur në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve të banuar me shqiptarë. Serbët e veriut të Kosovës kanë ngritur një mur në rrugën fshatin Rudarë në veri të Kosovës, te vendi i quajtur Kërshi i Dudit.
Muri është i lartë 3 metra dhe pamundëson çdo lloj transporti në këtë rrugë që shkon në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, raporton B92.

Në të njëjtën kohë, raportohet se mbi urën kryesore në Mitrovicë, janë hedhur edhe katër kamion të tjerë me zhavorr, për të penguar qarkullimin komplet mbi urë.Autoritetet e rendit në veri të Kosovës thonë se situata e sigurisë në këtë pjesë është e qetë dhe se gjatë gjithë natës nuk është shënuar asnjë incident.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 gjendja është e qetë.

“I referohem së pari situatës se sigurisë, e cila mbetet e qetë, pa incidente që nga orët e mesnatës. I kemi përcjellë së bashku zhvillimet e fundit gjatë natës së mbrëmshme, kur, në afërsi të urës, kishim përforcimin e barrikadës me zhavorr, por kjo situatë nuk ka zgjatur shumë. Situata është qetësuar pas intervenimit të policisë, bashkërisht me forcat e EULEX-it dhe të KFOR-it”, deklaroi Hoti.

Sipas tij, aktualisht nuk ka qytetarë të tubuar në anën veriore të lumit Ibër, por megjithatë, shtoi Hoti, mund të priten tubime dhe reagime nga serbët lokalë.

Ai nuk deshi të komentojë nëse pritet ndonjë intervenim për zhbllokimin e rrugëve.

“Plani i zhbllokimit të rrugëve nuk do të jetë një plan vetjak i Policisë së Kosovës. Në këtë situatë jemi duke vepruar bashkërisht me EULEX-in dhe KRFOR-in, por aktualisht prioritet është qetësia”, tha Hoti, për të shtuar se nuk ka rrugë të tjera të bllokuara, përveç atyre që kanë qenë deri më tash. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u nis sot për në SHBA, ku në Nju Jork do të ketë një varg takimesh bilaterale me liderët e vendeve të ndryshme, gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Burime zyrtare të Presidencës së Kosovës bënë të ditur se, “Presidentja Jahjaga do të ketë takime me udhëheqës të lartë amerikanë”.

Në SHBA do të ketë disa aktivitete politike në të cilat bashkërisht do të marrin pjesë Presidentja Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidentja e Republikës së Kosovës do të mbajë edhe disa ligjërata në Universitetet dhe forumet amerikane

/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *